E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: Shqipëria rrezikon fondet e “Sfidës së Mijëvjeçarit”



Drejtoresha e USAID-it, Roberta Mahonei, ka bërë të ditur dje se Shqipëria rrezikon të përfitojë nga fondet e fazës së 3-të të programit të USAID-it, “Sfida e Mijëvjeçarit” nëse nuk konstatohet bashkëpunim i suksesshëm mes qeverisë gjatë fazës së dytë të këtij programi. Sipas drejtoreshës së USAID-it, Roberta Mahoney, projekti për fazën e dytë, që përfshin periudhën janar 2009 – 2011, konsiston në dhënien e një fondi prej 15.7 milonë dollarësh në fushën e dhënies së lejeve të ndërtimit, për shoqërinë civile, për gjykatësit dhe prokurorët, që në shumë raste ka pozicion dyshues ndaj qeverisë. “Në fazën e dytë të programit kërkohet angazhimi shqiptar dhe do të mbetet në fuqi, pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të qershorit. USAID-i, si përgjegjës për këtë program, ka besim se Shqipëria do t’i përmbushë këto pritshmëri. Dy vitet e fundit kanë treguar se ky partneritet mund të arrijë rezultate të dukshme, nga të cilat Shqipëria ka përfituar në të gjitha fushat. Nëse punojmë se bashku fort dhe shpejt, atëherë mund ta bëjmë fazën e dytë të ketë sukses, sepse nuk kemi kohë për të humbur”, - ka thënë drejtoresha e USAID-it. Më tej Mahonei shtoi se USAID-i do të mbetet një partner plotësisht i angazhuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë dhe do të përshëndesë suksesin e këtij programi në dy vitet e ardhshme.

19 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›