Udhëtim në botën e Bob Marley
Legjendë, ikonë, profet, mit: këngëtarit të famshëm Bob Marley i janë vënë një mori epitetesh dhe të gjitha të një shkalle sipërore. Imazhi i tij filloi të lartësohej edhe më shumë pas 1981-shit, vit ky kur një kancer e shkëputi nga muzika dhe i mori jetën. Në atë kohë, Bobi ishte vetëm 36 vjeç. Gjithsesi, përtej gjërave të zakonshme dhe ideologjive të ndryshme, mënyra më e mirë për kujtuar një njeri të tillë është përqendrimi te frytet e muzikës së tij: meloditë, zëri, tekstet e këngëve, ndoshta, duke përdorur edhe një ndër albumet e tij më të famshme, më poetike, më revolucionare, atë "Exodus", realizuar në Londër në vitin 1977.
Një prodhim diskografik, i cili u bë i famshëm jo vetëm në muzikën "reggae", por hyri edhe në histori. Vetë Marley e ka cilësuar "Time" si albumin më të bukur të të gjitha kohërave. Ky album u bë i famshëm fill pas publikimit: qëndroi në majat e klasifikimeve angleze për 56 javë rresht, gjithashtu pati sukses në të gjithë botën. Tashmë, për të kujtuar artistin e madh, por dhe diskun, do të shfaqet një dokumentar britanik, drejtuar nga Anthony Wall, i cili titullohet "Bob Marley: Exodus ‘77". Dokumentari 90 minuta është përqendruar jo vetëm te muzika, por edhe te politika e historitë e ditëve të fundit. Duhet kujtuar që Bob nuk ka qenë një yll i zakonshëm. Fillimi i filmit është shumë prekës, tregon atentatin e dhjetorit të vitit 1976, në Kingston ku mbeti viktimë Marley. Disa persona hapën zjarr kundër tij në banesën ku po qëndronte, Bob mori dy plumba, një në gjoks dhe një në krah, ndërsa bashkëshortja e tij, Rita, dhe menaxheri Don Taylor u plagosën më rëndë (edhe pse më vonë u shëruan). Kamera fokuson vrimat nëpër muret e shtëpisë, shfaq fotot e asaj kohe ku Marley tregonte plagët e trupit tij të shkaktuara nga plumbat. Sipas rindërtimit të ngjarjeve, atentati i Bob Marley ishte politik: Xhamajka ishte shkatërruar nga përplasja mes dy forcave kundërshtare. Dy ditë pas atentatit, këngëtari do të merrte pjesë në koncertin "Smile Jamaica", organizuar nga Kryeministri Michael Manley.
Pas skenës së atentatit, filmi përqendrohet në shtëpinë e Marley në Londër, për të regjistruar albumin e famshëm "Exodus". Nga kjo pjesë e në vazhdim, filmi transformohet në një lloj opere: çdo muaj i vitit 1977 lidhet me një nga këngët e albumit, të renditura sipas radhës së kopertinës. Kështu, për shembull, janari lidhet me këngën "Natural Mystic": në sfondin e pjesës muzikore, shfaqen fotografi të personazheve të rëndësishme të kohës, si Jimmy Carter. Në audio dëgjohen kujtimet e shumë personave jeta e të cilëve ndryshoi pas "takimit" me muzikën e Marley. Shohim dëshmitë e miqve ose bashkëpunëtorëve që kanë ndarë me të çaste të rëndësishme të jetës si dhe copëza të shkurtra nga intervistat e këngëtarit. Kjo është një skemë që përsëritet për të gjithë muajt e tjerë të vitit, me një listë këngësh tepër emocionuese dhe të përsosura, duke filluar nga vetë "Exodus" (në muajin maj) te "Waiting in vain" (qershor); "Three little birds" (shtator), kënga e famshme "Jammin‘" (nëntor). Kështu, muaj pas muaji (gjithmonë në vitin 1977) shfaqen shumë fotografi nga jeta e këngëtarit, nga ajo angleze dhe xhamajkane, e jo vetëm kaq. Mes tyre, shfaqet vdekja e Steven Biko e jubileu i mbretëreshës Elizabet, shpërthimi i lëvizjes punk dhe çështja e përjetshme e Irlandës së Veriut, Margareth Thatcher kur ishte e re, funerali i Elvis Presley në Graceland. Të gjitha këto tregojnë një pjesë domethënëse të jetës së atëhershme e mes tyre universin e Bob Marley: përdorimi i marijuanës, besnikëria ndaj besimit Rasta dhe ndaj ëndrrës panafrikane të Haile Selassie.
"Më kujtohet dita kur perandori erdhi për vizitë në Xhamajkë, ishte një moment emocionues", kujton Rita Marley, në shfaqjen e saj të vetme në film. Filmit i janë bashkangjitur edhe disa fotografi të një ngjarjeje të rëndësishme të vitit 1978: Bob rikthehet në Xhamajkë dhe organizon një koncert të madh, gjatë të cilit u shtrëngon dorën në skenë disa prej rivalëve të politikës së vendit: Michael Manley dhe Edward Seaga, që ishin të pranishëm në koncert. "Dukej si Jezu Krishti mes dy hajdutëve", thotë përballë kamerës një nga shokët e tij.
Më pas, pothuajse në përfundim të këtij udhëtimi, mes muajve dhe gjurmëve të albumit, vjen fundi. Kënga shoqëruese "Redemption song" është një nga baladat më pikëlluese të Marley. Nën tingujt e kësaj muzike shfaqen fotografi nga bota e ditëve të sotme: lufta, Iraku, Afganistani, për të treguar kështu se ajo ëndërr për paqen që përmbajnë tekstet e këngëve të tij, është ende shumë larg.
Fama
Përtej gjërave të zakonshme dhe ideologjive të ndryshme, mënyra më e mirë për të kujtuar një njeri të tillë është përqendrimi te frytet e muzikës: meloditë, zëri, tekstet e këngëve, ndoshta, duke përdorur edhe një ndër albumet e tij më të famshme, më poetike, më revolucionare, atë "Exodus", realizuar në Londër në vitin 1977
Filmi
Tashmë, për të kujtuar artistin e madh, por dhe diskun, do të shfaqet një dokumentar britanik, drejtuar nga Anthony Wall, i cili titullohet "Bob Marley: Exodus ‘77". Dokumentari 90 minuta është përqendruar jo vetëm te muzika, por edhe te politika e historitë e ditëve të fundit
Kujtimet
Pak nga pak, filmi fillon të transformohet në një lloj opere: çdo muaj i vitit 1977 lidhet me një nga këngët e albumit. Kështu, për shembull, janari lidhet me këngën "Natural Mystic": në sfondin e pjesës muzikore, shfaqen fotografi të personazheve të rëndësishme të kohës, si Jimmy Carter. Në audio dëgjohen kujtimet e shumë personave, jeta e të cilëve ndryshoi pas "takimit" me muzikën e Marley. Shohim dëshmitë e miqve ose bashkëpunëtorëve që kanë ndarë me të çaste të rëndësishme të jetës si dhe copëza të shkurtra nga intervistat e këngëtarit