E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhërs, deklarata kundër Berishës

 

Ambasadori amerikan Xhon Uidhers dy ditë më parë ka folur 'troç' me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha lidhur me konfliktin prokurori-qeveri. Ai premtoi se SHBA do të monitorojë konfliktin ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Qeverisë. "Amerikanët janë shumë seriozë për demokracinë. Prandaj edhe kam shprehur shqetësime në lidhje me zhvillimet e fundit këtu në Shqipëri. Disa herë më kanë thënë, deri edhe pardje në mbrëmje, që shqetësimet e mia bazohen mbi keqkuptime të asaj çka ndodh këtu. Do të doja t'u bëj të qartë atyre personave që ne amerikanët e dimë se si funksionon një sistem demokratik. Shqetësimet e mia dhe shqetësimet e qeverisë sime nuk bazohen mbi keqkuptime. Ato bazohen mbi realitete", deklaroi Uidhers. Ambasadori amerikan ka shtuar dozën e kritikave të tij ndaj veprimeve të ministrive, në lidhje me përplasjen e nisur me Prokurorinë e Përgjithshme. Sipas tij, "lëvizjet në parlament, edhe sot, për një hetim mbi funksionimin e Prokurores së Përgjithshme pa kurrfarë arsyeje legjitime, janë shqetësuese sepse janë reale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›