Uithers nuk komenton grevën, por thërret Ramën në një takim kokë më kokë
Kreu i Ambasadës Amerikane është takuar për një orë me shefin e selisë rozë.Takimi, për shkak të grevës së urisë dhe krizës politike
Shaban Sulçe
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uithers, nuk komenton grevën e urisë, por gjithsesi nuk ka qëndruar indiferent ndaj saj. Ambasadori Uithers ka thirrur dje në një takim kokë më kokë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi, i cili është zhvilluar në mjediset e Hotel Tirana International, ka zgjatur për më shumë se një orë. Tema kryesore e kësaj bisede ka qenë greva e urisë dhe kriza politike që ka shpërthyer në vend ku, siç dihet, përgjegjësia për zgjidhjen e saj ka rënë pikërisht mbi kreun e Partisë Socialiste.
Uithers
Kreu i Ambasadës Amerikane ka qenë dje i ftuar në promovimin e librit “Guximi për të shpresuar” i Presidentit të SHBA-së Barak Obama, të përgatitur nga kreu i G99 Erion Veliaj dhe të hedhur në treg nga shtëpia botuese “Dudaj”. Duke komentuar përmbajtjen e librit, Ambasadori Uithers inkurajoi politikën shqiptare duke thënë se edhe në Shqipëri ndryshimi është i mundur. Interesimit të shumtë të gazetarëve, në lidhje me ndonjë koment të ndryshëm për grevën e urisë apo sugjerimeve për zgjidhjen e krizës politike, Ambasadori Uithers i është përgjigjur duke deklaruar se ishte në pritje vetëm të pyetjeve që kanë të bëjnë me përmbajtjen e librit “Guximi për të shpresuar”. Por menjëherë pas kësaj deklarate, Uithers ka thirrur në takim kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Takimi është zhvilluar kokë më kokë dhe pa praninë e medias. Sigurisht që tema e këtij takimi ka qenë zgjidhja e krizës politike në lidhje me hartimin e Kodit të ri Zgjedhor, ku prej 8 ditësh 10 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë futur në grevë urie, duke e quajtur Kodin e ri të hartuar nga PS-PD si diskriminues. Ambasasori Uithers nuk ka preferuar të japë deklarata mediatike. Ai duket se ka zgjedhur direkt rrugën e aksionit, duke biseduar pikërisht me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, tek i cili duket se ka rënë përgjegjësia kryesore për zgjidhjen e krizës politike.
Rama
Edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, nuk ka preferuar të bëjë asnjë koment në lidhje me grevën e urisë së 10 deputetëve të LSI-së, PDK-së dhe PS 91. Rama, i cili ka qenë gjithashtu i ftuar në prezantimin e librit të Barak Obamës, ka vazhduar t’i shmanget këtij argumenti, i cili po ndërlikohet gjithnjë e më tepër. Kreu i Partisë Socialiste, i gjendur edhe ai përpara interesimit të medias për çështjen e krizës politike, i është shmangur asaj duke folur vetëm për librin që është promovuar. Për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, ky libër është aktual edhe për politikën shqiptare. “Një mundësi kuptimplotë për këdo që kërkon arsye për të shpresuar dhe për të besuar se ka një rrugë të re që është e mundur, se ka një politikë të re që është e mundur”, - u shpreh Rama në fjalën e tij.
Takimi me Berishën
Një tjetër takim i rrufeshëm dhe jashtë vëmendjes së medias ka qenë ai që ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Uithers, ka patur me kryeministrin e vendit Sali Berisha.
Uithers ka zhvilluar një takim konfidencial me kreun e qeverisë, i cili gjithashtu nuk është bërë publik, por që gjithsesi tema kryesore e tij ka qenë kriza politike si dhe greva e urisë e 10 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Si nga ana e Ambasadës Amerikane, ashtu edhe nga selia e Kryeministrisë, nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar në lidhje me rezultatet e arritura në këtë takim. Gjithsesi, duket se ambasadori Uithers po luan një rol shumë aktiv në zgjidhjen e krizës politike që ka shpërthyer në Shqipëri.
18 Nentor 2008