Ujguri Hakimjan i “ngelet në derë” sërish Shqipërisë
Ish-të burgosurit të Guantanamos i është refuzuar kërkesa për azil në Suedi. Hakimjan pritet shumë shpejt të riekstradohet në Shqipëri
Shaban Sulçe
Telashet nuk kanë të sosur për shtetin shqiptar, të cilit vazhdojnë “t’i ngelen në derë” fatet e 5 ujgurëve të strehuar në Shqipëri dy vjet më parë, për të cilët shteti shqiptar pati edhe një qejfmbetje nga ana e diplomacisë kineze, që kërkonte ekstradimin e tyre. Adil Hakimjan, një prej 5 ujgurëve që qëndruan në Shqipëri, i është refuzuar e drejta e azilit politik në Suedi dhe tashmë është i detyruar që të rikthehet mbrapsht në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga shtypi suedez, sipas të cilit, Bordi i Emigrimit në Suedi kishte vendosur që të refuzonte kërkesën për azil politik të ish-të burgosurit të Guantanamos Bay, Adil Hakimjan. Ky i fundit, pas këtij vendimi do të jetë i detyruar që të rikthehet mbrapsht në Shqipëri. Duke folur për gazetat suedeze, anëtari i ujgurëve u shpreh i zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve suedeze. “Mendoja se do të qëndroja. I kisha qartësuar të gjitha arsyet e kërkesës sime, por ajo m’u refuzua”, - tha Hakimjan, i cili do të rikthehet në Shqipëri, vendi ku u dërgua nga baza amerikane e të ndaluarve si dyshues të terrorizimit. Sipas avokatit Sten De Geer, që mbrojti kërkesën e ujgurit Hakimjan, vendimi i autoriteteve suedeze për të refuzuar kërkesën e tij është bazuar në faktin se Hakimjan kishte leje qëndrimi për në Shqipëri, vend në të cilin ai nuk rrezikon që të ekstradohet në Kinë. Gjithsesi, De Geer theksoi se shteti shqiptar nuk dëshiron t’i lejojë familjarët e Hakimjan për t’u bashkuar me të. Ujguri 33-vjeçar ka gruan dhe tre fëmijët, të cilët vazhdojnë të jetojnë në Kinë. “Kjo është një çështje e madhe politike, e cila ka të bëjë me zhvillimet në Guantanamo. Atje janë 40-50 të burgosur, të cilët janë plotësisht të pafajshëm, por që nuk mund të rikthehen në vendet e tyre për shkak të rrezikut nga tortura. Por asnjë vend tjetër nuk dëshiron që t’i strehojë ata, prandaj ata qëndrojnë atje”, - tha De Gerr për shtypin suedez, i cili shtoi se do të apelonin vendimin e Bordit të Emigrimit Suedez.
20 Qershor 2008