E Diel, 1 Nëntor 2026

“Uji i ndotur, qytetarët të pastrojnë depozitat

 

“Pastroni depozitat e ujit!” Ky është apeli që Autoriteti Shëndetësor Rajonal u bën të gjithë qytetarëve në prag të sezonit veror. Ndërkaq ky institucion ka garantuar se uji i  pijshëm  është brenda të gjitha parametrave higjieno-sanitarë. “Uji i depozitave mbledh shumë papastërti që mund të shkaktojnë infeksione te konsumatorët. Periodikisht ata duhet t’i zbrazin dhe t’i pastrojnë ato”, tha dje Mhill Gecaj, Drejtori i ASHR-së. Sipas tij, për të pasur një situatë të qëndrueshme të ujit të pijshëm, ASHR po bashkëpunon me Drejtorinë e Ujësjellësit dhe Kanalizimeve, duke kryer monitorimin e përditshëm në 31 pika fundore të ujësjellsave. “Në procesin e monitorimit të ujit të pijshëm, vëmendje i kushtohet klorinimit, pasi sigurimi i një niveli konstant të klorit mbetës në situatat aktuale është më se i domosdoshëm”, tha Gecaj. Sipas tij, më i saktë në klorinimin e ujit është Impianti Bovillë, që furnizon me ujë edhe rreth 70 % të popullatës të Tiranës, që dozon në mënyrë të rregullt sasinë e klorit, deri në 1.5 mg/l klor mbetës. Por me gjithë premtimet e bëra në Tiranë, një pjesë e rrjetit të ujësjellësit është e amortizuar dhe ka nevojë për ndërhyrje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›