Ujkani e humb vendin e titullarit?

Samir Ujkani mund ta humbasë vendin e titullarit te Palermo. Sipas medieve italiane, trajneri Gianpiero Gasperini e ka ndërruar mendimin për portierin kosovar, duke e preferuar më shumë Francesco Benussin.
Ky i fundit bëri paraqitje të shkëlqyeshme në derbi ndaj Catanias fundjavën që shkoi dhe mund ta rrëmbejë vendin e numrit 1 të ekipit sicilian në ndeshjet e ardhshme, shkruan ueb faqja italiane tuttopalermo.net.
Gjithçka do të qartësohet të martën mbrëma. Në rast se përfaqësuesi shqiptar mbron nga minuta e parë në Kupën e Italisë, kjo do të nënkuptonte se Palermo llogarit në Benussin për ndeshjen e fundjavës në kampionatin italian.
Së fundmi, Ujkanit i ishte rrezikuar vendi edhe në Kombëtaren shqiptare, ku selektori Gianni de Biasi e preferoi në disa ndeshje portierin prishtinas Etrit Berisha. Ish portieri i Anderlechtit u rikthye në fillim të këtij sezoni tek ekipi Rosanero, pasi kaloi tri vjet huazim në Novara.