E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulen temperaturat, rikthehen ngricat në rrugë

Rikthehen temperaturat e ulëta, ngrica dhe borë në veri dhe juglindje të vendit. Ulja e menjëhershme e temperaturave, që gjatë natës arritën -5 gradë celsius në qytetin e Korçës dhe -10 gradë celsius në zonat malore, kanë krijuar shtresa akulli në akset rrugore në të gjithë rajonin, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor, i cili lejohet vetëm me zinxhirë. Në akset rrugore Qafë-Thanë-Lin, Qafa e Qarrit-Ersekë dhe disa pjesë të rrugës Bilisht-Kapshticë dhe Pirg-Qafë-Plloçë, prania e akullit krijon rreziqe për qarkullimin e automjeteve. Këto akse rrugore janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Edhe rrugët e fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës janë të ngrira dhe kalimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë. Në Dardhë nuk mund të shkojnë automjetet e ulëta tip autoveturë, por vetëm ato të larta me pajisje dhe goma dimërore. Sipas burimeve nga Policia e Qarkullimit Rrugor, efektivat e saj po patrullojnë në rrugët kryesore duke u kërkuar drejtuesve të automjeteve të lëvizin vetëm me zinxhirë. Ndërkohë situatë e rënduar paraqitet dhe në Veri të vendit ku reshjet e borës kanë vështirësuar ndjeshme qarkullimin e mjeteve. Disa komunë Pukë, Kukës dhe Dibër vazhdojnë të jenë të bllokuara çka sjell dhe shumë probleme për banorët e këtyre zonave. Sipas parashikimeve meteorologjike bëhet e ditur se temperaturat dhe në ditët në vijim do vazhdojnë të pësojnë një rënie prej 2-3 gradësh.

9 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›