Unaza e Madhe e Tiranës, 257 ndërtesat që do të prishen nga ndërtimi i veprës
Ndërtimi i unazës do të shpronësojë plot 262 pronarë. Nga këto ndërtime 216 janë private dhe 36 publike
Ervin KOÇI
Ndërtimi i unazës së madhe të kryeqytetit që do të ndërtohet në pjesën jug-perëndimore të tij dhe që do të lidhë rrugën e Kavajas me atë të Elbasanit në Sauk, pritet që të jetë projekti më i madh në 4 vitet e ardhme në kryeqytet. Kjo vepër e cila sapo ka nisur parashikon prishjen e një morie objektesh, të cilat përkojnë me gjurmën ku kalon kjo rrugë që do të lehtësojë qarkullimin në pjesën jugore të Tiranës. Bashkia e Tiranës ka përfunduar identifikimin e ndërtimeve që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe. Specialistët e bashkisë kanë dalë në konkluzionin, se për shkak të kësaj vepre do të prishen plot 257 ndërtesa, pjesa më e madhe private. Sipas projektit janë 262 pronarë, të cilët do të shpronësohen nga ndërtimi i unazës. Pronarët do të kompensohem financiarisht ose fizikisht në ish-Uzinën e Autotraktorëve. Ndërtimi i kësaj unaze edhe pse mjaftë i debatuar sidomos kohët e fundit, ka marrë edhe miratimin e KRRTRSH-së, e cila e ka miratuar projektin e saj ashtu si dhe këshilli bashkiak i Tiranës. Ideja për ndërtimin e kësaj unaze të madhe në kryeqytet, është hedhur që në fillim të viteve 1989. Ndërkohë, ka qenë qeveria e kryeministrit Aleksandër Meksi, që ka ideuar një plan, për këtë unazë rreth viteve ‘94-‘95. Më vonë zgjerimi i qytetit ndërtimi i shumë objekteve pa leje, duket se lanë në harresë këtë projekt. Ndërkohë në vitin 1998, me zgjedhjen në krye të baskisë së Tiranës të Edi Ramës, u hodh përsëri ideja për ndërtimin e kësaj vepre publike, që do t’i jepte frymëmarrje qytetit. Në vitin 1999 nisën punimet e para, por që për mungesë fondesh u ndërprenë. Tashmë realizmi i projektit është marrë përsipër nga bashkia dhe fondet do të lëvrohen nga donatorë të huaj.
Ndërtimet që prishen
Nga projekti i unazës së madhe preket një numër i përgjithshëm prej 257 ndërtimesh, por që jo të gjitha do të prishen 100 për qind. Nga këto ndërtime 216 janë private dhe 36 të tjera, publike. Rreth 80 për qind e ndërtimeve që do të prishen ndodhen në pjesën midis rrugës së Kavajës dhe Kopshtit Zoologjik. Sipas përllogaritjeve të Bashkisë së Tiranës preken fizikisht gjithsej 262 individë (pronarë), të cilët duhet të zhvendosen, si rezultat i projektit. Përgjatë kilometrit të parë, nga pika e nisjes në Rrugën e Kavajës, rruga kryqëzohet me një zonë mjaft të dendur banimi me banesa një katëshe informale dhe struktura më të vogla. Sipas projektit rruga do të prekë mure rrethues apo oborre të përparme të shtëpive, por pa prekur vetë shtëpitë. Por sipas këtij projekti, deri te liqeni artificial nuk ka banime vetëm me përjashtim të një godine banimi 7 katëshe dhe një fushe lojërash të shkollës private “kolegji Kristal”. Nga ky kolegj deri tek liqeni artificial me afërsi, rruga kalon përmes rrjetit ekzistues të ndërtesave shumëkatëshe dhe pastaj përmes Kopshtit Botanik, derisa arrin zonën e Liqenit dhe Kopshtit Zoologjik. Në këtë zonë mund të preken vetëm pak ndërtime të vogla jo rezidenciale dhe të paligjshme. Duke filluar nga Liqeni, aksi i rrugës prek zonën e poshtme të Kopshtit Zoologjik, më pas shkon përmes një zhvillimi ndërtesash shumëkatëshe në jug të aksit të rrugës, duke prekur mure rrethuese dhe ndërtesa shërbimi. Më pas rruga arrin në një zonë bujqësore. Ky segment i unazës së madhe të Tiranës, përfundon në komunën e Saukut, ku kryqëzohet me rrugën e Elbasanit, në një zonë periferike me ndërtesa banimi të ngritura kohët e fundit.
Shpronësimet
Sipas specialistëve të bashkisë, në ndërtimin e këtij projekti janë dy kategori pronarësh, që do të shpronësohen. Të parët janë pronarët e tokës bujqësore. Ndërsa pronarët e dytë, që do të shpronësohen, janë ata që kanë ndërtuar objekte të ndryshme si shtëpi banimi, lokale dhe biznese të ndryshme në vijën ku kalon projekti. Shpronësimi dhe kompensimi për kategorinë e dytë, sipas specialistëve, mbart një procedurë më të komplikuar. Edhe fondi që do të përdoret për kategorinë e dytë është më i madh, se ai për pronarët e tokës bujqësore. Në disa raste janë dhe vila apo lokale, që duhet të prishen dhe më pas të dëmshpërblehen nga ana e shtetit.
16 Qershor 2009