E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: “Jemi të bashkuar për të ndryshuar Shqipërinë”



Partia G99 zhvilloi një manifestim në amfiteatrin e qytetit të Krujës në kuadër të turit “Rock dhe politikë”. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kreu i G99-s, Erion Veliaj, tha se koalicioni “Bashkimi për ndryshim” është bashkuar për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit dhe për të ndryshuar Shqipërinë. “Na thonë se ne nuk dimë të jemi të bashkuar, por ne jemi bashkë dhe të bashkuar po
shkojmë në këtë betejë të 28 qershorit, me synimin për ta ndryshuar Shqipërinë njëherë e përgjithmonë”, - tha Veliaj. Kreu i G99-s theksoi se shqiptarët më 28 qershor do të votojnë për ndryshimin, dhe jo për një kryeministër, i cili gjatë katër viteve mendoi vetëm për familjen e tij. “U themi atyre që qeverisin sot se kështu të bashkuar ne do t’i mundim dhe se koha e tyre ka marrë fund. Shqiptarët nuk mund të votojnë më një njeri i cili në këto katër vjet ka punuar vetëm për familjen e tij”, - deklaroi kreu i Partisë G99, Erion Veliaj.

16 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›