Kartat, PS: Nuk do lejojmë përpjekje për manipulim
Ritmi me të cilin po shpërndahen kartat e identitetit do të lërë pa këtë dokument më shumë se 300 mijë zgjedhës që nuk disponojnë një pasaportë ndërkombëtare. Pas një llogaritje të tillë dhe pas refuzimit të qeverisë për dhënien e kartave falas, Partia Socialiste risjell propozime të reja që do të përshpejtonin ritmet e pajisjes së shtetasve me këtë dokument. Përmes një deklarate për mediat Islami theksoi se është e nevojshme të lejohen për të aplikuar të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaportë dhe të mbahet emri i tij shënim, të punohet të shtunave dhe të dielave dhe orari i punës të mbyllet në orën 19.00.
Të saktësohet urgjentisht baza e të dhënave e të gjithë votuesve pa pasaportë ose kushdo që paraqitet dhe deklaron se nuk ka pasaportë të lejohet të aplikojë dhe të mbahet shënim emri i tij për të verifikuar saktësinë e deklarimit të tij. Orari i punës për të gjithë pikat të jetë deri në orën 19 në mënyrë që të mund të aplikojnë edhe ata që janë në punë, arsyetimi se për shkak të aplikimeve të pakta nuk punohet pasdite është jorealist e demotivues. Veprim i të gjithë pikave edhe ditën e shtunë dhe në rast se nga llogaritjet për ndonjë bashki apo komunë kërkohet më shumë kohë të parashikohet edhe e diela ditë pune deklaroi Islami. Ndër të tjera PS bën të ditur se nuk do të lejojë asnjë përpjekje për manipulim nga ana e Partisë Demokratike. Partia Socialiste nuk do të lejojë që paaftësia apo qëllimi i kësaj qeverie për të mos pajisur me karta një numër të caktuar votuesish pa pasaportë të kthehet në një manipulim të sofistikuar që ndryshon rezultatin e zgjedhjeve theksoi Islami përpara gazetarëve.