Uniforma e re e Policisë, parashikohen shpenzimet në Buxhetin 2009
Kostoja e uniformës prestigjioze parashikohet të jetë 150 dollarë për copë. Parashikohen 2 milionë USD shpenzime për realizimin e paraqitjes së re të ruajtësit të Rendit
Tiranë – Është parashikuar në buxhetin e vitit që vjen që Policia e Shtetit të ndryshojë uniformën. Rreth 9700 policë do të kenë më në fund uniformë të re, e cila është dizenjuar pak kohë më parë nga specialistë të huaj të dizenjimit. Specialistë të sektorit Mbështetës të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit thanë për gazetën “Albania” se kostoja e uniformës së re do të jetë më e lartë se ajo e atyre që janë dizenjuar më parë. Po sipas tyre parashikohet që një kostum të kushtojë rreth 150 dollarë dhe në buxhet janë parashikuar rreth 2 milionë dollarë për të realizuar ndryshimin e madh të paraqitjes së ruajtësit të rendit. Drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit i kanë kërkuar qeverisë ndryshimin e uniformës pasi në atë që policia ka aktualisht ishin evidentuar probleme e mangësi kryesisht në drejtim të paraqitjes së përgjithshme të saj. Në kërkesë thuhej se nevojitej një uniformë më dinjitoze për efektivët e policisë.
Ndryshimi
Procesi për të ndryshuar uniformën e policisë ka nisur që në fillim të vitit 2008, duke kaluar në disa faza. Janë hartuar detyrat e projektimit, kanë kontribuar specialistë nga të gjitha shërbimet policore, por dhe historianë, heraldistë, etnografë, pedagogë të universitetit, përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Sipas projektit të ri, uniforma e policisë së shtetit do të pësojë ndryshim nga kostumi aktual duke filluar nga modelimi, shenjat, emblema, stemat dhe gradat. Sipas specialistëve, uniforma e re do të plotësojë nevojat maksimale për të siguruar ruajtjen e shëndetit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrave, ndërhyrjeve apo stërvitjeve të ndryshme. Gjithashtu uniforma e re do të përfaqësojë vlerat e simboleve kombëtare, historike e tradicionale të popullit dhe të Policisë së Shtetit, të vlerave artistike, kulturore e folklorike të kulturës popullore. Kostumi i ri i dikasterit blu do të ketë material prej tekstili si dhe një prerje e qepje cilësore. Jo të gjithë punonjësit e policisë do të kenë uniformë të njëjtë. Forcat speciale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë do të kenë uniforma të ndryshme nga njëra-tjetra.
Simbolet në uniformë
Sistemi i shenjave do të jetë i pasqyruar edhe në gradat e punonjësve të policisë, ku ato që tregojnë rolin e mesëm dhe të lartë do të kenë paraqitje ndryshe nga gradat e nivelit të lartë. Kështu, gradat nga nëninspektor deri në kryekomisar janë parashikuar të kenë një fushë gri me yje blu, ndërsa në cepin e gradës, shqiponja dykrenare është e rrethuar nga një dekoracion që i përafrohet kallirit të grurit. Gradat e nivelit madhor kanë të njëjtën paraqitje, por fusha do të jetë gri dhe yjet me reliev do të jenë të verdhë. Në uniformën e paraqitur dje, binin në sy një pjesë e mirë e elementëve dhe shenjave identifikuese të policisë, të cilat ishin ndryshuar dhe dizenjuar në mënyrë ndryshe nga ajo aktuale, ku në njërin nga krahët e efektivit ndodhet shenja identifikuese e Policisë së Shtetit, ndërsa në krahun tjetër ajo e drejtimit policor të cilit i përket efektivi që mban uniformën. Në veshjen e re sipas ekspertëve i është dhënë rëndësi prezantimit dhe përfaqësimit me dinjitet të vlerave e simboleve kombëtare, historike e tradicionale.
Uniforma e re synon:
1- Plotësimin e kërkesave të nevojshme përsa i përket anës funksionale, për të siguruar ruajtjen e shëndetit të punonjësit të policisë gjatë kryerjes së detyrave, ndërhyrjeve apo stërvitjeve të ndryshme.
2- Plotësimin e prezantimit dhe përfaqësimit me dinjitet të vlerave e simboleve kombëtare, historike e tradicionale të popullit dhe të Policisë së Shtetit, të vlerave artistike, kulturore e folklorike të kulturës sonë popullore.
3- Sigurimin e cilësisë së kërkuar e të nevojshme në drejtim të materialeve prej tekstili që do të përdoren për prodhimin e uniformës dhe të pjesëve të tjera përbërëse.
4- Realizimin e një prerjeje e qepjeje cilësore dhe profesionale të kostumeve dhe elementeve të tjerë përbërës të uniformës duke përdorur metodat bashkëkohore të modelimit.
5- Realizimin e një uniforme higjienike e shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit të punonjësit të policisë në të gjitha stinët e vitit dhe në kushte të ndryshme atmosferike
19 Nentor 2008