Zhduket 14-vjeçari pas sherrit në shkollë, nisin kërkimet për gjetjen e tij
DURRËS - Policia është vënë në kërkim të një 14-vjeçari, i cili është larguar nga banesa e tij pas një sherri që kishte pasur në shkollë për humbjen e një shume prej 3 mijë lekësh. Burimet zyrtare nga Policia e Durrësit thanë se shtetasi Elis Fusha është larguar pa lënë gjurmë, ndërkohë familja dhe të afërmit kanë njoftuar policinë, e cila ka nisur kërkimet për gjetjen e tij. Sipas njoftimit të afishuar në ambiente të ndryshme të qytetit, familjarët kanë vënë një fotografi të fëmijës Elis Fusha dhe një numër celulari për të marrë lajme nga ata që mund ta kenë parë. Djali është nxënës i klasës së IX –B të shkollës 9-vjeçare“Nënë Tereza” dhe ka gjashtë ditë që nuk është paraqitur në mësim. Nga të dhënat paraprake mësohet se në shkollë 14-vjeçari ka pasur një konflikt me shokët e tij për një sasi të humbur të hollash, rreth 3000 lekë, për të cilët nga personeli mësimor dhe moshatarët e vet është vënë para përgjegjësisë 14-vjeçari. Pas denoncimit të bërë nga prindërit, policia ka shpallur në kërkim 14-vjeçarin.
19 Nentor 2008