E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet: Futja e TVSH, shkatërrim për arsimin

Rektorët e Universiteteve: Vendimet e qeverisë po "mbysin" sipërmarrjen e lirë edhe në arsim
Universitetet: Futja e TVSH, shkatërrim për arsimin
"Mënyra jo transparente e hartimit të këtij ligji nga Qeveria dhe miratimi i tij nga Parlamenti, është vazhdë e një sërë qëndrimesh jorealiste e të ndikuara nga mentalitete të vjetruara të segmenteve të caktuara të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes në vend, pa dallim spektri politik. Këto qëndrime kanë krijuar një frymë dekurajuese dhe mbytëse ndaj iniciativës së lirë në këtë sektor, që në hapat e parë të lindjes së tij".
"Sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, është bërë e ditur se të gjitha furnizimet që janë trajtuar deri tani pa TVSH në këto institucione, nuk kanë ndikuar në ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët për nxënësit dhe studentët. Njëkohësisht, Ministria e Financave ka bërë të ditur se duke u përjashtuar nga TVSH, këta sektorë janë të prirur drejt abuzimeve, duke sjellë deformime në treg".
Universitet private kanë dalë kundër vendimit të qeverisë për futjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 20% në arsim. Sipas rektorëve të këtyre universiteteve, propozimi për zbatimin e TVSH-së për institucionet e arsimit jopublik, të çdo niveli, shkel parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve të Shqipërisë, duke diskriminuar nxënësit dhe studentët e institucioneve të arsimit jopublik. "Familjet e tyre paguajnë taksa, një pjesë e të cilave shkojnë për arsimin publik, por në këmbim, nuk përfitojnë asgjë nga investimet dhe bursat publike në arsim. Aplikimi i TVSH-së, i kontrolleve dhe i standardeve teknike në mënyrë preferenciale, vetëm për institucionet e arsimit jopublik dhe duke përjashtuar institucionet publike, shkel barazinë e qytetarëve përpara ligjit, duke privilegjuar nxënësit dhe studentët e arsimit publik",- bën të ditur CONSORCIUM-i i Universiteteve Jopublike Shqiptare i përbërë nga 4 universitete: Universiteti "Luarasi", POLIS, Marubi dhe UET . Sipas këtij grupimi të Universiteteve deklarohet se, "shprehin shqetësimin se mënyra jo transparente e hartimit të këtij ligji nga Qeveria, dhe miratimi i tij nga Parlamenti, është vazhdë e një sërë qëndrimesh jo-realiste e të ndikuara nga mentalitete të vjetruara të segmenteve të caktuara të politikë-bërjes dhe vendimmarrjes në vend, pa dallim spektri politik. Këto qëndrime kanë krijuar një frymë dekurajuese dhe mbytëse ndaj iniciativës së lirë në këtë sektor, që në hapat e parë të lindjes së tij". Por qeveria nga ana e saj ka bërë të ditur se, përjashtimi i shkollave private nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar nuk ka sjellë asnjë përfitim për nxënësit dhe studentët. Sipas specialistëve të Ministrisë së Financave, është bërë e ditur se të gjithë furnizimet që janë trajtuar deri tani pa TVSH në këto institucione, nuk kanë ndikuar në ofrimin e shërbimeve me kosto të ulët për nxënësit dhe studentët. Njëkohësisht, Ministria e Financave ka bërë të ditur se duke u përjashtuar nga TVSH, këta sektorë janë të prirur drejt abuzimeve, duke sjellë deformime në treg.
Rektori i Universitetit "Polis", Besnik Alia bën të ditur se, "aplikimi i TVSH-së bie ndesh edhe me procesin e licencimit të institucioneve të arsimit jopublik. Të gjithë këto institucioneve kanë marrë licencat e tyre mbi bazën e një plan-biznesi disavjeçar që është miratuar nga qeveria. Në rast aplikimi të TVSH-së në mes apo në fillim të kësaj periudhe, ky plan bëhet i pakuptimtë dhe i rrezikon seriozisht këto institucione që janë në fazën e investimeve. Akoma më pa logjikë bëhet ky aplikim në mes të vitit akademik". Edhe rektori i Universitetit "Luarasi", Aleks Luarasi sqaron se hartimi i draftit nga Qeveria dhe paraqitja e propozimit për ndryshim në Komisionin përkatës parlamentar, është bërë pa asnjë konsultim me institucionet e arsimit jopublik dhe në fshehtësi të plotë. Për këtë dëshmon koha e zgjedhur për miratim në Parlament. Sipas universiteteve private, aplikimi i TVSH-së do të ushtrojë presion për rritjen e tarifave të shkollimit në institucionet jopublike, duke shkaktuar rënien e numrit të nxënësve dhe studentëve dhe rrjedhimisht dobësimin e tyre. Ata bëjnë të ditur se pretendimet për një impakt rritje të kostos vetëm 6-7% janë jo të vërteta pasi ky impakt, sidomos vitin e parë, është pothuaj 30%.
Edhe përfaqësuesit e universiteteve i kanë bërë thirrje Presidentit të Republikës që të mos dekretojë këtë ligj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›