Universitetet, hiqet e drejta për ndërrim dege për studentët e regjistruar vjet
Ministria: U lejohet vetëm fituesve të vitit të kaluar që nuk u regjistruan. Procedurat që duhet të ndjekin maturantët e vjetër për ndërrimin e degës
Jonida Tashi
Studentët që një vit më parë fituan të drejtën e studimit dhe u regjistruan në një fakultet, nuk kanë të drejtë të ndryshojnë degën këtë vit. Sipas specialistëve të arsimit, këta kandidatë përjashtohen nga e drejta e ndryshimit të degës pasi vitin kaluar ata e fituan një të drejtë studimi. Për pasojë morën edhe statusin e studentit. Përfshirja e tyre në garën e pranimeve në universitete për vitin akademik 2009-2010, jo vetëm që do të shtonte numrin e konkurruesve të sivjetshëm, por do ta bënte edhe më të vështirë fitimin e shkollës së lartë për këta të fundit. Për këtë arsye, drejtuesit e Ministrisë së Arsimit kanë vendosur që, studentët që kanë fituar vjet një të drejtë studimit, edhe pse jo në degën e dëshiruar, të mos kenë mundësi për të konkurruar gjatë këtij viti. Një vit më parë, studentët që kishin vijuar për një vit shkollën e lartë në një degë të caktuar, dhe dëshironin që të konkurronin në një degë tjetër, duhet t’u nënshtroheshin vetëm dy provimeve me zgjedhje.
Përfituesit
Përveç përjashtimit të studentëve të mësipërm nga e drejta e ndryshimit të degës, Ministria e Arsimit ka përcaktuar edhe kandidatët e vjetër për studentët që lejohen të konkurrojnë për të fituar shkollën në një degë tjetër. Bëhet fjalë për të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006, 2006-2007, 2007-2008 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe që nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e universiteteve publike të vendit. Këta kandidatë për t’u regjistruar në universitet këtë vit nuk janë të detyruar të rijapin provimet me zgjedhje, përveç rasteve kur e kërkojnë vetëm për arsye se dega që kanë fituar të drejtën e studimit një vit më parë nuk iu ka pëlqyer dhe duan që gjatë këtij viti të konkurrojnë për të ndjekur studimet në degën e preferuar. Në këto raste ata i rijapin provimet me zgjedhje pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë Komisionit të Maturës Shtetërore (KMSH) të Drejtorisë Arsimore Rajonale ose Zyrës Arsimore (DAR/ZA) përkatëse, duke paraqitur Dëftesën e Pjekurisë origjinale dhe mandat-pagesën e një tarife, masa dhe modalitetet e pagesës së të cilës do të bëhen të njohura nga MASH-i.
Rregullat
Kandidatët për studentë që në vitet e mëparshme kanë konkurruar për të vazhduar shkollën e lartë, por nuk e kanë nisur atë kanë të drejtën që t’u njihen rezultatet e marra. Sipas rregullores së Maturës 2009, të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006, 2006-2007, 2007-2008 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e universiteteve publike të vendit, rezultatet e arritura nga nxënësi në provimet me zgjedhje në një vit shkollor ruhen (konsiderohen të vlefshme) edhe në vitet në vazhdim, edhe në rastin kur nxënësi ka marrë vlerësim kalues vetëm njërin nga provimet me zgjedhje (përveç rasteve kur nxënësi kërkon ta rijapë lëndën). Nëse nxënësi kërkon t’i ruhet rezultati i mëparshëm, në përllogaritjen e pikëve për sistemin meritë-preferencë për këtë lëndë merret koeficienti që lënda ka pasur në vitin që është dhënë. Në rast se nxënësi e ka dhënë më shumë se njëherë një lëndë të caktuar në provimet me zgjedhje dhe kërkon t’i njihet rezultati i saj, do t’i njihet rezultati i arritur në vitin e fundit kur e ka dhënë lëndën. Ndërsa nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006, 2006-2007, 2007-2008 dhanë vetëm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për t’u regjistruar këtë vit në universitetet publike duhet të japin provimet me zgjedhje, pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur Dëftesën e Pjekurisë origjinale. Përjashtohen kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Regjistrimi për provimet me zgjedhje
Çdo kandidat që jep provimin/provimet me zgjedhje, paguan tarifën e Maturës Shtetërore, në mënyrë individuale, sipas udhëzimit të posaçëm që dërgon MASH, para se të dorëzohet i plotësuar formulari A2.
Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje, konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandat-arkëtimi
Në qoftë se për arsye të ndryshme kandidati nuk merr pjesë në provimin me zgjedhje për të cilin ka bërë pagesën, kjo e fundit nuk kthehet.
7 Prill 2009