Universitetet, më 5 tetor dorëzohet lista e regjistrimeve
Data 3 tetor do të shënojë fundin e afatit të regjistrimeve për të gjithë studentët që u shpallën fitues në fazën e dytë. Në orën 18:00 sekretaritë e fakulteteve nuk do të pranojnë më asnjë student për regjistrim. Kjo do të thotë se ka mbetur më pak se një javë kohë për ata që ende nuk kanë dorëzuar dosjen e tyre të dokumenteve, ose nuk kanë kryer çregjistrimin nga një fakultet në tjetrin. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës në një udhëzim të fundit për universitetet në të gjithë vendin, bëhet me dije se fakultetet duhet të përgatisin shkresën zyrtare të protokolluar, me të gjitha të dhënat për regjistrimet e fazës së dytë. Bëhet fjalë për kuotat e mbetura bosh, si pasojë e çregjistrimeve, e mosparaqitjes për regjistrim. Shkresa duhet të mbërrijë në Agjencinë e Pranimeve të Rezultateve për Institucionet e Arsimit të Lartë në datën 5 tetor. Më pas APRIAL, në një raport, duhet të pasqyrojë të dhënat nga regjistrimet e fazës së dytë në universitetet e të gjithë vendit. Në një raport të detajuar do të shënohet i gjithë informacioni i nevojshëm.
Sipas APRIAL-it menjëherë pas dorëzimit të raportit në bashkëpunim me aktorët e tjerë, Ministria e Arsimit do të vendosë nëse do të ketë kuota shtesë, apo për konfigurimin e formularit A3.
Mes specialistësh do të vendoset se cilat programe do të përfshihen në këtë formular, apo nëse do të ketë programe të reja që do të jenë pjesë e këtij formulari.
Sakaq, pas datës 5 tetor, Ministria e Arsimit do të sqarojë për fazën e fundit të regjistrimeve dhe për të rejat më të fundit lidhur me mundësitë që do t‘i jepet maturantëve në bazë të Merit-Preferencë, nga "surprizat" e 2009-ës. Deri në datën 3 tetor Ministria e Arsimit ka dhënë ultimatum për të gjithë kandidatët e shpallur fitues të regjistrohen brenda afateve të paracaktuara nga udhëzimi përkatës.