E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja me thikë e "Kristinës" dhe provat kundër kosovarit

Pak ditë më parë, në rrugën "Abdi Toptani", tek ish-hotel "Drini", përballë "Torre Drin", u ekzekutua tranvestiti që thirrej me emrin "Kristina", identiteti i vërtetë i të cilit është Petrit Lucaj, 38 vjeç. Tranvestiti u qëllua me thikë në fyt dhe humbi jetën si pasojë e hemorragjisë së lartë, rrugës për në Spitalin Ushtarak. Si i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar kosovari Sebajdin Hoxha, 36 vjeç. Fillimisht ai e pranoi akuzën, më pas u tërhoq, duke u shprehur në gjykatë se kishte pasur kontakte me "Kristinën" pak kohë më parë, por nuk ishte autori i vrasjes. Kosovari ka deklaruar se ka qenë te stoli dhe është larguar me një vajzë të shkurtër për te ish-"Drini" për të bërë seks dhe në moment ai tregon se disa ditë më parë ajo femra kishte tentuar t‘i vidhte portofolin. Pasi nuk kishte arritur t‘ia vidhte portofolin, ishte larguar me vrap. Në rrugë kishte hasur në një polic, i cili e kishte sharë. Ndërkohë, sipas prokurorisë, Paloma tregon se tri ditë më parë kosovari do ta vriste me thikë dhe ka shpëtuar vetëm duke u larguar me vrap. "Anxhela" tregon se një ditë më parë, ishte kërcënuar me thikë prej kosovarit, pasi nuk kishte pranuar të bënte seks me të. Vetë kosovari, i pandehuri Sebajdin Hoxha, ishte arrestuar një ditë pas krimit në vendin e ngjarjes, ndërsa ka pretenduar se ishte kthyer aty për të gjetur ndonjë nga sendet e vjedhura prej ‘Kristinës‘", thuhet në aktakuzë, e cila përfundon: "Marie dhe Sajmira Kalthi, dy prostituta që qëndrojnë bashkë me grupin e tranvestitëve pohuan se pak ditë më parë kosovari u kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale, por këto nuk kishin pranuar, pasi ai ishte maniak dhe këto kishin frikë se mos i vriste. Sipas tyre, ai i kërcënonte me thikë të gjithë tranvestitët që nuk pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›