E Diel, 1 Nëntor 2026

Universitetet, në Tiranë 182 vende bosh

 

zirina llambro

Edhe pas regjistrimit përfundimtar të fituesve, në Universitetin e Tiranës kanë mbetur plot 182 vende bosh. Të dhënat zyrtare i bën me dije Rektorati i këtij universiteti. Gazeta publikon listën e plotë të kuotave të paplotësuara sipas degëve. Ndërkaq sot pritet që të dërgohen në Ministrinë e Arsimit të dhënat edhe për universitetet e tjera. Prej tyre do të përfitojnë të gjithë ata që nuk kanë mundur të fitojnë dot një shkollë të lartë.  Përzgjedhja do të bëhet me anë të formularit A-3 të preferencave, i cili është gati. Ai pritet të shpërndahet shumë shpejt në drejtoritë arsimore e më pas të plotësohet nga kandidatët. Në formularin e ri të preferencave do të shpallen sipas një rendi të caktuar të gjitha programet e studimeve të larta, që kanë kuota të parealizuara. Të drejtën e plotësimit do ta bëjnë ata që nuk kanë mundur të përfshihen në listat e fituesve të dy fazave të para. Gjithashtu do të përcaktohet nëse plotësimi i formularit do të lejohet edhe për ata që janë shpallur fitues, por duan të ndërrojnë degë, si dhe atë kategori që është shpallur fitues në fazën e dytë, por që për arsye të caktuara nuk ka bërë regjistrimin. Pas renditjes së re të fituesve, do të çelet faza e tretë e regjistrimeve pranë sekretarive mësimore të universiteteve, njëlloj siç është vepruar në dy fazat e para. Universitetet do të zhvillojnë edhe një raund të tretë pranimesh, që do të përzgjedhë kandidatët e rinj fitues për studimet e larta publike, pas plotësimit të formularit A-3. Çka do të thotë se në fazën e tretë nuk do të ketë më lëvizje të preferencave, as postim të vijës së fituesve. Kjo fazë do të jetë veçanërisht për universitetet e rretheve, që raportojnë kuota të shumta të mbetura parealizuar. Kandidatët fitues përcaktohen nga Agjencia Kombëtare e Pranimeve (APRIAL) në bazë të dy parimeve: parimi i meritës - sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme të provimeve të Maturës Shtetërore dhe për disa programe studimi edhe të rezultateve të konkursit special; dhe në bazë të përzgjedhjes së re të degëve nga vetë kandidati në plotësimin e formularit A-3. Për renditjen e re të preferencave në formularin A-3, kandidatët jofitues do të kenë kohë në dispozicion rreth një javë. Më pas ky formular së bashku me të dhënat përkatëse do të dërgohet pranë APRIAL-it, ku do të bëhet renditja e fituesve sipas pikëve përkatëse.

Nrumri i paplotësuar i kuotave

 Fak.Histori Filologji          12
  Gjuhë Letërsi             2
 Gjeografi             1
 Histori                 2
 Gazetari             7
 
 Fak.Mjekësisë              2
 Mjekësi e Përgjith         1
 Stomatologji             1
 
 Drejtësi              3
 
 Fakulteti i Infermierisë     24
 Infermieri             6
 Mami                 3
 Fizioterapi             3
 Imazheri             2
 Logopedi             7
 Infermieri Kukës         3
 
 Fak.Gjuhëve të Huaja          56
  Anglisht Tiranë             5
 Sarandë Anglisht         3
 Kukës Anglisht             1
 Italisht                 16
 Frëngjisht             8
 Gjermanisht             7
 Rusisht             4
 Turqisht             6
 Greqisht             2
 Spanjisht             4
 
 Fakulteti Ekonomik         36
  Administrim Biznes         12
 Financë             1
 Ekonomiks             1
 Kukësi                 9
 Sarandë             13
 
 Fak.Shkencave Natyrore     35
 Informatikë              5
 Inxh.Matematikë Informatike     1
 Matematikë             1
 Fizikë                 5
 Biologji                 4
 Kimi Ushqimore         8
 Kimi Industriale             3
 Kimi e Përgjithshme         8
 
 Fak.Shkencave Sociale     14
 Psikologji             2
 Shkenca Politike         1
 Punë Sociale             4
 Filozofi                 7
 
 Total                  182

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›