E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, përcaktohen degët që ofrojnë mastera të nivelit të parë dhe të dytë



• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në punë sociale, me profil drejtim klinik.
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në punë sociale, me profil organizim komunitar;
• Diplomë e nivelit të dytë, DND, në punë sociale, me profil politikë sociale.
2. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre është dy vite.
3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë
1. Hapet, pranë universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, në Fakultetin e Edukimit, të programit të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Matematikë-fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet, diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-fizikë.
2. Ky program studimi realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është një vit.
3. Ky program studimi të fillojë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër

1. Hapjen, pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programeve të mëposhtme të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë:
a) Në lëndën “Gjuhë italiane”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën gjuhë italiane;
b) Në lëndën “Gjuhë frënge”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndën gjuhë frënge.
2. Këto programe studimi realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.
3. Këto programe studimi të fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2008-2009.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

1. Hapjen, pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, të programeve të mëposhtme të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë:
a) Në lëndët “Matematikë-Fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-fizikë;
b) Në lëndët “Matematikë-Informatikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-informatikë;
c) Në lëndët “Histori-Gjeografi”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët histori-gjeografi.
2. Këto programe studimi realizohen me 60 kredite dhe zgjatja normale e tyre është një vit.

Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

1. Hapjen, pranë Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, në Fakultetin e Mësuesisë, të programit të studimit, master i nivelit të parë në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët “Matematikë-Fizikë”, në përfundim të të cilit do të lëshohet diplomë, master i nivelit të parë, MNP, në mësuesi, për ciklin e lartë të arsimit bazë, në lëndët matematikë-fizikë.
2. Ky program studimi realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është një vit.

2 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›