Universiteti Epoka, pranim me konkurs; për të regjistruarit 21 bursa studimi dhe laptop falas
Universiteti Epoka sjell risi në sektorin e arsimit të lartë të universiteteve jopublike. Ky është viti i dytë i jetës akademike të Universitetit, i cili bazohet në ekperiencën 15-vjeçare të Kolegjeve Turke. Pikërisht sot, për vitin akademik 2008-2009 shumë maturantë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, konkuruan për degët: Ekonomi, Administrim Biznes, Financë dhe Sistem Bankar, Shkenca Politike e Marrëdhënie Ndërkombëtare, Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi si dhe Inxhinieri Kompjuteri. Në këto degë do të pranohen rreth 210 studentë.
Me datë 1 Maj 2008 shpallen rezultatet e konkursit, studentët më të suksesshëm do të përfitojnë 21 bursa studimi, përkatësisht tre bursa për çdo degë. Çdo student i regjistruar për vitin akademik 2008-2009 do të përfitojë një laptop falas. Si vazhdimi i traditës së Kolegjeve Turke, arsimimi në Universitetin Epoka është 100% në gjuhën angleze, për këtë arsye kandidatët fitues do t‘i nënshtrohen një provimi të dytë të gjuhës angleze në muajin Qershor. Universiteti Epoka synon të jetë qendër e rëndësishme akademike në Shqipëri, Ballkan dhe në të gjithë botën. Për këtë arsye me datë 3 maj do të organizohet provimi i pranimit në Maqedoni dhe me 14 qershor në Kosovë. Për studentët e ardhur nga rrethet do të ofrohet mundësi akomodimi në konviktet e universitetit. Marrja e studentëve me provim është hapi i parë drejt rritjes së cilësisë dhe prestigjit të universiteteve private në Shqipëri. Misioni i Universitetit është të përgatisë brezin e ri për sfidat e së ardhmes, prandaj në çdo hap të punës Universiteti i inkurajon studentët të studiojnë seriozisht duke i ofruar pedagogët më të përgatitur dhe infrastrukturë bashkohore.