E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti Politeknik, 200 vende më shumë



Universiteti Politeknik i Tiranës do të ketë 200 kuota më shumë pranimi vitin e ardhshëm akademik. Këtë bëjnë me dije burime zyrtare nga ky universitet. "Parashikohet që në UPT numri i studentëve që do të futen për herë të parë në auditor do të jetë rreth 2 mijë studentë. Sivjet për herë të parë hapet Inxhinieria Ekonomike me një kuotë prej 80 vendesh", sqaruan burimet. Sipas tyre, po merren masa edhe për rritje të kapaciteteve dhe përmirësim të infrastrukturës, ndërkohë që do të emërohen dhe pedagogë të rinj, për të përballuar fluksin e studentëve. "Këtë vit mund të rekrutojmë 35-40 pedagogë të rinj. Janë edhe disa vende bosh, që nuk janë plotësuar deri sot", shprehen burimet nga UPT. Universitetet tashmë po shpallin propozimet e tyre për kuotat e vitit akademik 2010-2011, por do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do t"i miratojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›