E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti i Korçës, hapet masteri për “Zhvillimin e integruar rural”



Hapet në universitetin “Fan S. Noli”, Korçë, në Fakultetin e Bujqësisë, programi i studimit “Master i nivelit të parë”, në zhvillimin e integruar rural. Në përfundim të këtij studimi lëshohet diplomë “Master i nivelit të parë” (MNP), në profilin “Zhvillim i integruar rural”. Programi i këtij studimi realizohet me 60 kredite dhe zgjatja normale e tij është një vit. Vetëm 40 kuota pranimi janë miratuar nga qeveria për masterin në zhvillimin e integruar rural. Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, shpërndan kuotat e vëna në dispozicion të tij, në masën jo më pak se 30 për qind, për studentët, që kanë përfunduar, të paktën, ciklin e parë të studimeve në institucionet e tjera të arsimit të lartë dhe jo më shumë se 70 për qind për ata që i kanë përfunduar këto studime pranë tij. Në rastet kur nuk ka kandidatë nga institucionet e tjera të arsimit të lartë, që plotësojnë kriteret, atëherë universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, ka të drejtë ta plotësojë kuotën e vënë në dispozicion me studentët që janë diplomuar në të. Tarifa vjetore e shkollimit për studentët, që do të regjistrohen me kohë të plotë, në vitin akademik 2008-2009, në programin e studimit “Master i nivelit të parë”, në zhvillimin e integruar rural, do të jetë 60 mijë lekë. Kandidatët, që u përkasin shtresave sociale të verbër, të shurdhër, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, studentë me aftësi të kufizuar, fëmijë romë apo fëmijë të policëve të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, ish-të përndjekur, që do të fitojnë të drejtën të ndjekin këtë program studimi, do të paguajnë 50 për qind të tarifës së shkollimit.

28 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›