Universiteti i Tiranës, studentët e Juridikut dhe Shkencave Sociale sërish pa auditor
Rektori, Dhori Kule, fajëson Ministrinë e Transporteve për vonesat në tendera. Kule: “Kemi tre vjet që merremi me shkresa për godinën e Juridikut”
Jonida Tashi
Studentët e Juridikut dhe Shkencave Sociale në kryeqytet do të vazhdojnë të vuajnë avarinë e mungesës së auditorëve edhe gjatë vitit të ri akademik. Universiteti i Tiranës, një nga më të mëdhenjtë në vend për numrin e studentëve do t’i presë ata në një situatë shumë të vështirë infrastrukturore. Rektori i këtij universiteti, Dhori Kule, pranon problemin e mungesës së ambienteve për studentët e dy fakulteteve në varësi të tij, por për këtë problem ai akuzon në mënyrë indirekte Ministrinë e Transporteve, e cila ka sjellë vonesa në procedurat e tenderëve. Për rrjedhojë, edhe këtë vit, godina e Fakultetit të Drejtësisë do të mbetet peng i procedurave të tejzgjatura institucionale, ndërkohë që tenderi nuk është zhvilluar ende.
Tenderët
Pothuajse të njëjtin fat me godinën e Juridikut kanë pasur dhe disa godina të tjera, si ajo e Kinoklubit në Qytetin Studenti, për të cilën, rektori Kule bën të ditur se procedurat e tenderit kanë filluar sërish nga e para. Në këtë situatë, drejtuesve të Universitetit të Tiranës dhe studentëve nuk ju mbetet zgjidhje tjetër, veçse ta zhvillojnë mësimin në auditorë të tejmbushur dhe me orare që vazhdojnë deri vonë në mbrëmje. “Me vështirësi e fillojmë për infrastrukturën. Një zvarritje e pajustifikuar. Kemi tre vjet që ne merremi me shkresa për godinën e Juridikut dhe që ka kaluar në të gjitha strukturat dhe nivelet e vendimmarrjes dhe akoma nuk e kemi marrë një përgjigje. Është bërë projekti nga ana jonë, por bëhet oponencë nga Instituti që është në varësi të Ministrisë së Transporteve”,- deklaron Kule.
Ambientet
Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e Universitetit të Tiranës hedhin sytë nga gjetja e ambienteve me qira, për sistemimin e studentëve të Juridikut dhe Shkencave Sociale.
Rektori i Universitetit të Tiranes shprehet se po diskutohet marrja e ambienteve të reja, ndoshta edhe me qira. “Presim të zgjidhet problemi i gatishmërisë së ambienteve në Universitetin Ushtarak, meqenëse ky universitet tashmë është mbyllur në funksionimin e vet. Studentët e tij i kanë kaluar Universitetit të Tiranës dhe Politeknikut. Shpresojmë në mirëkuptimin midis dy dikastereve që një ambient të jetë për një nga fakultetet tona”,- tha Kule. Gjithsesi, edhe nëse ky plan realizohet ai do të kërkojë disa ditë kohë derisa institucionet përkatëse të bien dakord. Kjo do të thotë se deri në gjetjen e ambienteve të reja, studentët e Juridikut dhe Shkencave Sociale do të jenë të detyruar të lëvizin nga një fakultet në të tjetrin për të gjetur një sallë bosh leksioni. Në Universitetin e Tiranës, këtë vit, do të ulen për herë të parë në auditorët e tij mbi 5 mijë studentë të rinj.
Bashkëpunimi
Çekia ofron pesë bursa për studentët shqiptarë
Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, qeveria e Republikës së Çekisë ofron për shtetasit shqiptarë deri në katër bursa për programe studimi të nivelit master ose doktoratë, dhe një bursë për studime të nivelit bachelor në universitetet publike çeke, për vitin akademik 2010-2011. Programet e studimit për master ose doktoratë do të zhvillohen në gjuhën angleze, ndërsa ato të nivelit bachelor në gjuhën çeke dhe do të jenë në fushat e mëposhtme: Bujqësi; Ekonomi dhe Biznes; Informatikë. Të interesuarit për këto bursa duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dokumentet përkatëse. Mbas dorëzimit të dokumentacionit, aplikantët për programet e studimit të nivelit master dhe doktoratë do të paraqiten pranë Ambasadës Çeke në Tiranë për të zhvilluar një testim lidhur me njohjen e gjuhës angleze. Ministria e Arsimit thekson se përzgjedhja përfundimtare e aplikantëve fitues do të bëhet nga universitetet çeke, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë.
10 Tetor 2009