E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura Vajgurore, kontroll minierave të gurit

 

BERAT - Pas malit të Tomorrit, grupi i përbashkët i kontrollit të prefekturës, policisë e prokurorisë po kalojnë në sitë të gjitha firmat e pllakave dekorative në Urën Vajgurore. Sipas burimeve, në këtë zonë funksionojnë 36 firma të tilla, të cilat e ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa licencë. Ndërsa punëtorët veprojnë jo vetëm në të zezë, por edhe jashtë të gjitha kushteve teknike e parametrave të kërkuara. Pas evidentimit të së gjitha firmave të jashtëligjshme grupi i kontrollit pritet të marrë masa penalizuese ndaj pronarëve të tyre. Mëngjesin e së enjtes në një prej guroreve në pllajën e Tomorrit gjetën vdekjen dy punëtorë pas shembjes së një masivi të gurëve dekorativë.                                     d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›