Uraua, në gjysmëfinale ndaj Milanit
Skuadra japoneze e Uraua Red Daimonds do të jetë kundërshtarja e Milanit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve. Skuadra kampione e Kupës së Azisë, ka mundur në çerekfinale iranianët e Sepahan me rezultatin 3-1. Gjithçka ka qenë e thjeshtë për ekipin japonez, që ka dominuar gjatë të gjithë kohës dhe që shihet si një kundërshtar relativisht i vështirë për fituesit e Ligës së Kampioneve. Nagaoi ka shënuar golin e avantazhin në minutën e 32-të, ndërsa braziliani Uashington ka dyfishuar shifrat në minutën e 54-t. Sepahan, i drejtuar nga kroati Luka Bonaçiç, është munduar të reagojë në pjesën e dytë, kur në fushë është futur sulmuesi Karimi. Por menjëherë ka pësuar golin e tretë, këtë radhë nga një devijim i mbrojtësit Agili në portën e tij. Ka qenë pikërisht Karimi ai që në minutën e 80-të ka shënuar golin e flamurit për skuadrën iraliane që është larguar nga ky turne me ndjenjën se mund të kishte bërë më shumë. Gjysmëfinalja mes Milanit dhe Urauas do të luhet të enjten.