Urbani, hiqen abonetë nga 1 maji vetëm me bileta
Nga data 1 maj në linjat urbane të kryeqytetit nuk do të njihen më abonetë.
zirina llambro
Veç kësaj qytetarëve do t’u duhet të presin më gjatë në stacionet e autobusëve, pasi numri i tyre do të reduktohet. Sipas shoqatës së transportit qytetas, kjo situatë do të vazhdojë deri në rritjen e çmimit të biletës në 50 lekë dhe sa të plotësohen të gjitha kërkesat e parashtruara prej muajsh. “Ne nuk përballojmë koston e këtij shërbimi, kjo pasojë e rritjes së çmimit të naftës, por edhe mungesës së subvencionit nga qeveria për kategoritë që udhëtojnë falas”, u shpreh kryetari i shoqatës së transportit, Fatos Vrapi. Ai nënvizoi se, nuk është marrë reagimi i duhur nga strukturat përkatëse. Drafti ligjor që duhet të përfundonte në shkurt dhe t’i çohej për miratim Këshillit të Ministrave, ka ngelur në zyrat e Ministrisë së Transporteve. Burime nga shoqata sqaruan për gazetën se, nga ky dikaster në fillim të vitit u mor premtimi se brenda dy muajve do të zgjidheshin me kuadër ligjor të gjitha kërkesat dhe pretendimet e tyre. Por kanë kaluar 4 muaj dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Që prej janarit, në linjat urbane të Tiranës nuk njihen më librezat e invalidëve dhe kategorive të tjera që përfitojnë shërbimin falas. Kjo pas një urdhri të nxjerrë nga shoqata e transportit. Argumenti për të është rimbursimi nga shteti për këto kategori. “Janë mbi 40 mijë invalidë pune, të cilët lëvizin me libreza, prej 4 vjetësh nuk kemi marrë asnjë lek nga qeveria e cila sipas ligjit mbulon shërbimin e tyre”, sqarojnë drejtuesit. Konflikti mes strukturave shtetërore dhe shoqatës së transportit lindi që në muajin nëntor. Në fillim të tij u bllokua për disa ditë shpërndarja e aboneve në Tiranë. Kjo, pasi një firmë fantazmë kishte hedhur në treg një numër të konsiderueshëm të kartave të pajtimit, duke i shkaktuar dëme shoqatës. Drejtuesit kërcënuan me bllokim të linjave nëse nuk rritej çmimi i biletës. Procesi i shpërndarjes së aboneve u zhbllokua, pas një takimi mes palëve dhe abonetë dolën me shenja të reja dalluese. Në fund të muajit dhjetor shoqata e transportit ndërqytetës deklaroi, se në janar të këtij viti do të nisin protestat dhe nuk do të shpërndaheshin abone. Drejtuesit i kërkuan Ministrisë së Financave dhe asaj të Transporteve që të mos zvarriste ndryshimet në ligj që kishin kërkuar, si dhe të merrte parasysh kërkesat e saj. Qytetarët do të vuajnë pasojat e gjithë këtij ngërçi të krijuar.