“Urdhri”: Të garantohet pjesëmarrje e gjerë nga çdo qark
18/01/2011 Demonstrata e 21 janarit, Rama takime me deputetët
Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për organizimin e demonstratës kundër qeverisë “Berisha”, e cila është paralajmëruar për t’u zhvilluar në 21 janar. Në funksion të këtij aksioni kreu i PS-së Edi Rama thirri gjatë ditës së djeshme në takime të veçanta sipas qarqeve deputetë dhe drejtues të kësaj partie. Takime në bazë për të bërë të mundur një pjesëmarrje sa më të gjerë më 21 janar ishte “urdhri” kryesor për të gjithë ligjvënësit dhe drejtuesit socialistë.
Takimi
Kryetari i PS-së dha dje orientimet përkatëse për bazën socialiste lidhur me organizimin e demonstratës që do të zhvillohet ditën e shtunë. Kështu, në takimet që nisën që mëngjesin e djeshëm, deputetët u njohën me piketat kryesore ku do të përqendrohet e gjithë strategjia për mbarëvajtjen e një nisme të tillë. Burime pranë selisë rozë bënë me dije se gjatë këtyre ditëve të gjithë deputetët e Partisë Socialiste do të zbresin në bazë për të zhvilluar takime me strukturat drejtuese të kësaj partie. Njëkohësisht përmes kontakteve me anëtarë e simpatizantë të kësaj partie në çdo zonë socialistët duhet të garantojnë një mbështetje sa më të madhe në numër nga secili qark për t’u bashkuar më 21 janar në kryeqytetin shqiptar kundër shumicës qeverisëse.
Strategjia
Bllokimi i të gjitha akseve kryesore për të hyrë në kryeqyteti do të jetë hapi i parë, i cili do të përkojë dhe me startin e demonstratës të së shtunës. Ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura detajet e këtij tubimi, mësohet se demonstruesit do të grumbullohen fillimisht në hyrje të Tiranës, sipas drejtimeve nga ata vijnë, duke synuar dhe bllokimin e qarkullimit për një kohë të caktuar në këto akse. Megjithatë, gjatë takimit të djeshëm nga ana e tyre deputetët kanë shfaqur shqetësim për mënyrën se si do të realizohet transporti i të gjithë personave për në Tiranë, e kjo për shkak të numrit të paktë të mjeteve, sidomos të autobusëve, të cilët garantojnë transportimin e më shumë qytetarëve. Ky shqetësim është më i madh në ato rrethe që janë në distancë të largët nga kryeqyteti.
Vendimi
Partia Socialiste do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Kuvendin. Por ndryshe nga sa është vepruar më parë, tashmë grupi parlamentar socialist ka vendosur që të jetë më agresiv në sallën e këtij institucioni, duke mos ngurruar të krijojë dhe tension në sallë, në rast se do të ndihet i cenuar nga shumica në qeverisje. Për këtë arsye në çdo rast që krijohet një konflikt gjatë debateve socialistët do të “matin” forcat në Kuvend.
Deklarata
“Demonstrata popullore e 21 janarit nuk është protesta e radhës e Partisë Socialiste apo e opozitës politike. Në një rrugëtim i cili ka mbërritur në një stacion të ri, në stacionin ku populli mbarë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi pa dallime e pavarësisht nëse e ndiejnë ose jo veten pjesë të vizionit, të programit dhe përkatësisë sonë do të marrin pjesë, pasi kjo nuk është një demonstratë popullore për pushtet, por kjo është një demostratë popullore për të pasur shtet.
Një shtet për qytetarin dhe jo një shtet për pushtetarin e kusarin”, vuri në dukje kreu i PS-së, Rama, lidhur me nismën më të fundit të kësaj partie.
Apeli i opozitës së bashkuar
Opozita e bashkuar u bëri thirrje dje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në demonstratën e 21 janarit. Ishin kerret e PSD-së dhe të PDK-së që nga selitë përkatëse shprehën bindjen e tyre se shqiptarët duhet të largojnë me protesta qeverinë aktuale, “që ka zhytur vendin në korrupsion”. “Duhet larguar qeveria më e korruptuar në Evropë, më e korruptuar se ato në Ruanda dhe Uganda dhe Shqipëria duhet të ndjekë të paktën shembullin e Tunizisë. Videoja është vetëm një ilustrim spektakolar i llumit të kësaj qeverie, erën e të cilit shqiptarët e ndiejnë çdo ditë”, - u shpreh kreu socialdemokrat Skënder Gjinushi. Sipas tij, çimkat nuk janë profesion i opozitës, por i kësaj qeverie, ku ministri dhe zëvendëskryeministri spiunojnë njëri-tjetrin. Janë profesion i LSI-së, ku nënkryetari e kryetari spiunojnë njëri-tjetrin. “Çdo qeveri, me sado pak moral, do të kishte dhënë dorëheqjen vetë, por qeveria e sotme nuk e ka një moral të tillë. Sala e do një të shtyme. Këtë të shtyme do t’ia japin shqiptarët më 21 janar”, - vlerësoi Gjinushi. Nga ana e tij kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka deklaron se vetëm zgjedhjet e reja politike i japin fund krizës dhe garantojnë një qeverisje normale dhe të ligjshme. “PDK-ja kërkon zgjedhje të reja politike, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin të manipuluara dhe qeveria e kryeministri refuzuan transparencën, duke e futur vendin në krizë politike”, - theksoi Ndoka.