E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhri i mjekut: Pacientët tërhiqen nga ankesat për mjekët

 

Mungesë ilaçesh, analizash e vonesa me konsultat. Nuk shpëtojnë as akuzat për korrupsion. Këto janë ankesat më të shpeshta të pacientëve në Drejtorinë e Spitalit “Nënë Tereza”. Mesatarisht në ditë paraqitën 5-6 të sëmurë. Për shqetësime më të mëdha ku bëjnë pjesë gabimet në trajtimin e sëmundjes shumë qytetarë i drejtohen Urdhrit të Mjekëve. Por drejtuesit e këtij institucioni, që penalizon bluzat e bardha në raste shkeljesh pohojnë se shpesh janë vetë pacientët që nuk i shkojnë çështjes deri në fund. Kjo ka bërë që edhe masat e marra ndaj mjekëve të janë të pakta. “Madje, ka pasur raste kur edhe pacientët kanë abuzuar me denoncimet, duke bërë mjekët fajtor edhe në rastet kur ata nuk kanë faj. Urdhri i mjekëve shqyrton raste, diskuton, por asnjëherë pacientët nuk i shkojnë çështjes deri në fund”, shprehen përfaqësuesit e Urdhrit të Mjekut. Sipas tyre, problematike mbetet njohja e të drejtave që ka çdo i sëmurë. “Por nuk janë të shumtë qytetarët që kanë njohur për këto të drejta. Kur na vijnë ankesat ne mundohemi t’i sqarojmë. Por në shumicën e rasteve janë vetë ata që tërhiqen. Në këtë mënyrë zbulohen pak gabime mjekësore e penalizohen më pak mjekë”, theksojnë drejtuesit e Urdhrit të Mjekut. Sipas tyre, kjo strukturë  përpiqet të zbardhë çështjen, duke e kaluar në disa etapa. Por është gjykata ajo që vendos për marrjen e masave korrekte ndaj bluzave të bardha. Në fillim merren dëshmitë e personit që ankohet. Më pas bëhet ballafaqimi me mjekët dhe këshillin që mblidhet për shqyrtimin e çështjes. Në rastet kur nuk arrihen të sqarohen palët apo nuk zgjidhet, atëherë çështja duhet të shkojë në gjykatë. Këto fonde, të cilat quhen të ardhura dytësore përdoren për t’i dhënë shpërblime mjekëve, për të përmirësuar infrastrukturën spitalore, për një shërbim më të mirë shëndetësor kundrejt pacientit. Në rast se i sëmuri, konstaton se nuk ka marrë shërbimin e merituar, atëherë ai ka të drejtë të ankohet, pranë administratës spitalore, Urdhrit të Mjekëve, shoqatave në dobi të pacientit. Në rast se problemi i tij është më serioz, ai duhet të denoncojë çdo lloj padrejtësie që i është bërë në kurriz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›