Urime për Ditën e Pavarësisë
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, me rastin e përvjetorit të dytë të pavarësisë së Kosovës, ka marrë mesazhe urimi nga guvernatorja e Përgjithshme e Komonuelthit të Australisë, Quentin Bryce AC, si dhe nga presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, njofton Zyra për Informim e Presidencës.
“Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, dua të përcjell te Ju, Qeveria dhe populli i Kosovës, urimet e mia të ngrohta, së bashku me ato të popullit dhe të Qeverisë Australiane”, thuhet në urimin e Quentin Bryce AC.
Edhe presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, në emër të popullit kroat e ka uruar homologun e tij kosovar për dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës.