Vujanoviq “shantazhon” Prishtinën
Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka ritheksuar se nuk do të nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit të Malit të Zi në Prishtinë, derisa të mos njihet minoriteti malazez në Kosovë.
Kreu i shtetit fqinj, Vujanoviq, i ka thënë Televizionit të Malit të Zi, se është e pashembullt që në Kosovë, malazezët nuk janë njohur me Kushtetutë, si minoritet dhe se kjo sipas tij, është nënçmuese për ta dhe për Malin e Zi.
Ndërsa, duke komentuar reagimin e Beogradit ndaj vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Podgoricës me Prishtinën, Vujanoviq e ka quajtur emocional.
Sipas tij, Serbia nuk duhet të jetë tepër e zëshme, as rreptë në shprehjen e disa vendimeve të saj, ndërsa Mali i Zi nuk duhet të përjetojë negativisht atë reagim.