E Shtunë, 31 Tetor 2026

Warlick: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur

Për SHBA-në çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar, ka deklaruar ambasadorja e re amerikane në Serbi, Mary Warlick.

"Por Amerika beson fuqishëm se është në interesin e Serbisë që të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e jetës, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë për të gjithë qytetarët në gjithë Kosovën. Në këto fusha mund të bashkëpunojmë”, ka shtuar Warlick, në një intervistë për mediat serbe.

Ambasadorja e SHBA-së ka thënë se Washingtoni mbështet Serbinë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›