Mjekët marrin përsipër 10 ndërhyrje në vit
19/05/2009 Transpalnti i veshkave
Transplanti i veshkave do të vijojë të zhvillohet pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” edhe në muajt që vijnë, por numri i pacientëve që do të përfitojnë nga kjo ndërhyrje do të jetë i kufizuar. Bazuar në detajimet e bëra nga stafet mjekësore të QSUT-së, është pohuar se gjatë gjithë vitit do të jenë vetëm 10 persona që do t’i nënshtrohen transplantit. Përzgjedhja do të bëhet në varësi të humbjes së funksionit të veshkës, çka do të thotë se pacientët në gjendjen më të rëndë do të jenë të parët që do të futen në transplant. Aktualisht kanë nisur përgatitjet për realizimin e ndërhyrjes së dytë, që do të zhvillohet në fillim të muajit qershor. Ndërhyrja edhe kësaj radhe do të realizohet nga mjekët shqiptarë nën asistencën e atyre italianë, më pas ndërhyrjet do të realizohen plotësisht nga stafet shqiptare. Pak ditë më parë është publikuar edhe një tjetër lajmi i mirë për pacientët që i nënshtrohen transplantit. Për këtë kategori është vendosur që barnat e trajtimit të mëpasshëm, që janë super të shtrenjta, por të domosdoshme për efektet e transplantit, do të përfshihen në skemën e rimbursimit (Vanganciklovir, antiviral, i domosdoshëm për pacientët që janë futur në transplant). Sipas specialistëve, për herë të parë në listën e rimbursimit është futur edhe një bar i ri antiviral, që shërben për trajtimin e infeksioneve posttransplantit. Konkretisht për një pacient në muaj vlera mesatare e recetës është afro 2 milionë lekë të vjetra, shifër kjo e papërballueshme nga vetë pacienti. Ndërkohë mjekët kanë pohuar të alarmuar se është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve që vuajnë nga problemet e veshkave. Vetëm pranë klinikës urologjike në QSUT rezultojnë të bëhen rreth 50 operacione në ditë dhe rreth 2000 operacione në vit, nga më të thjeshtat deri tek ato më të ndërlikuarat për të gjitha kategoritë e pacientëve që manifestojnë gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të sëmundjeve të veshkave. Kategoria më e rriskuar evidentohet të jenë grup-moshat 40-60 vjeç, që vuajnë masivisht nga kanceri në veshka. Por nuk janë të pakta dhe rastet e moshave të reja të paraqitura në gjendje kritike e që kanë dëshmuar domosdoshmërinë e realizimit të ndërhyrjes.