Transporti interurban drejt falimentimit, shkaktare bashkitë
Prej disa kohësh drejtuesit e transportit interurban janë në krizë. Megjithëse ato e kanë ngritur zërin herë pas here për tu ankuar për padrejtësitë që ju bëhen në punën e tyre, ankesat kanë rënë në vesh të shurdhët. Ata shprehen të shqetësuar dhe deklarojnë se shumica prej tyre po shkojnë drejtë falimentimit. Ajo që i pengon më shumë është konkurrenca e pandershme që ju bëhet si dhe një sërë problemesh të tjera. Shpesh herë ata janë ngritur në greva dhe protesta për ti bërë të ditur pushtetit vendor si dhe qendror se puna e tyre nuk po ecën dhe se ata janë drejtë në falimentimi të mundshëm.
Deri më tani askush nuk ka gjetur një zgjidhje për ta veçse i kanë lënë ta zgjidhin vetë problemin që duket sikur nuk ka zgjidhje. Drejtuesit e autobusëve interurban shprehen se konkurrenca e pandershme po i çon drejt falimentimit. Sipas shoferëve, indiferenca e organeve kompetente lidhur me konkurrencën e pandershme, po falimenton aktivitetin e autobusëve të licencuara. Ata janë detyruar të ulin çmimin e biletave vetëm për të tërhequr klientët , por sipas tyre as kjo nuk ka pasur ndonjë ndikim. Biznesi i tyre po falimenton në momentin që konkurrenca e pandershme po i detyron ato që të udhëtojnë edhe me dy ose tri pasagjerë. Një çështje tjetër, që i shqetëson ata është edhe çmimi i karburanteve. Sipas drejtuesve të autobusëve ndërqytetës çmimi i ulet i biletave dhe çmimi i lartë i karburanteve, është një arsye tjetër që ata po i varfëron më shumë. Krerët e sindikatave të shoferëve janë çuar disa herë në protesta dhe në grevë urie për realizimin e kërkesave te tyre, por nuk është dhënë ndonjë zgjidhje konkrete. Ata tashmë kërkojnë nga Bashkitë e rretheve të tyre që kjo masakër që po ju bëhet të marrë fund. Secili prej këtyre shoferëve ka një kontratë dhe një licencë të rregullt me këto bashki ku dhe i paguan taksa të majme për çdo vit në mënyrë që ato të jenë rregullatorë të mirë. Në fakt bashkitë deri më tani nuk kanë qenë rregullator por çrregullator. Një tjetër fakt që i shqetëson ato është edhe përcaktimi jo i mirë i vendqëndrimeve që ju është bërë atyre nëpër qytete por kryesisht në kryeqytet ku është edhe destinacioni i tyre kryesor. Në Tiranë nuk ka një stacion të posaçëm autobusësh por janë degdisur në periferi dhe shumë larg qendrës. Vendet janë aq të fshehura dhe nëpër skuta sa pasagjerët nuk i gjejnë dot edhe po të duan. Shpeshherë ata janë ankuar për këtë fakt por Bashkia e Tiranës nuk ka gjetur një zgjidhje deri më tani. E vetmja gjë që ka bërë është ndalimi në zonat afër qendrës duke i gjobitur ato dhe duke i shtyrë edhe më tej drejtë falimentimit.