E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtarakët, pensionet suplementare shtohen me 4 për qind

Rendi Qeveria preku edhe kategorinë e oficerëve të ushtrisë, policisë dhe SHISH

Qeveria rrit në masën 4% pensionet suplementare të ushtarakëve dhe të punonjësve të Policisë së Shtetit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 10 142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Ministrave miratoi rritjen me 4% të pensioneve suplementare.
Kategoria që do të përfitojë shtesë janë ushtarakët që marrin pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, të pensioneve suplementare të pleqërisë, të pensioneve suplementare të invaliditetit, të pensioneve suplementare të invaliditetit të ushtarakëve që, për shkak të detyrës, bëhen plotësisht të paaftë për shërbim, të pensioneve suplementare familjare, të pensioneve suplementare familjare të ushtarakëve, që kanë humbur jetën për shkak të detyrës. Pilotët fluturues do të marrin 880 lekë më shumë. Minatorët dhe detarët do të përfitojnë një rritje në masën 4% nga vendimi i qeverisë. Efektet financiare, për vitin 2010, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të llogariten në shumën 98 420 mijë lekë dhe do të përballohen nga fondi i kontingjencës, i caktuar në buxhetin e shtetit të vitit 2010, për rritjen e pensioneve.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›