Ekspertët, vëzhgim pilot në terren
Censusi i vitit 2011 është paraprirë nga një vëzhgim në terren i organizuar nga INSTAT dhe partnerë ndërkombëtarë dhe ai ka përfshirë disa zona që shtrihen në të gjithë Shqipërinë, rurale dhe urbane. Kjo është bërë e njohur në tryezën e organizuar disa ditë më parë nga delegacioni i Komisionit Europian dhe INSTAT, ku janë dhënë edhe disa rezultate konkrete, por që nuk publikohen për shkak se ato nuk u përgjigjen standardeve teknike të censusit apo përzgjedhjes rastësore. Bëhet fjalë për një proces vëzhgimi dhe anketimi që ka pasur si qëllim krijimin e një ideje të përgjithshme, e cila ka marrë disa përgjigje në zona si Peshkopia, Komuna Gocaj në Librazhd, Komuna Liqenas në Korçë, qyteti i Vlorës dhe zona e Nartës, Tirana, si dhe një komunë në Dropullin e Poshtëm. I pakonsiderueshëm si pikënisje për regjistrimin, nisma në fjalë ka rëndësi, pasi ajo zbulon në fillesë realitetin ku do të nisë puna, por edhe përfundimin e vet. Kështu, për herë të parë pas regjistrimit, INSTAT do të prezantojë përfundimet përmes teknologjisë dixhitale, e cila do t’i bëjë më të lexueshëm të dhënat për popullsinë shqiptare.
#