Eurostat: Grupet etnike, sipas koncepteve kombëtare
Deri më tani statistika e popullsisë shqiptare ka ndjekur rrugën e zbardhjes së të dhënave të dokumentacionit shtetëror, i cili edhe përpara viteve ’90 pasqyronte në letërnjoftime kombësinë për pakicat etnike. Ajo që ka munguar është raporti ndëretnik i ndërtuar mbi parimin e vetëdeklarimit, por që nuk duhet parë sipas individëve, por në tërësinë e vet. Rekomandimet e Eurostat kanë në të vërtetë sugjerime thelbësore për regjistrimin e popullsisë të cilat marrin në konsideratë ndjeshmëritë specifike të vendeve të ndryshme. Kështu dallimi mes kombësisë dhe përkatësisë etnike vihet re në pikën 424 të dokumentit i cili sugjeron se “përdorimi i termit nacionalitet në vend të etnicitetit duhet shmangur”. Me interes është edhe fakti se Eurostat hap një dritare për të zgjidhur edhe shqetësimin e përcjellë për vetëdeklarimin e origjinës etnike teksa në një nga rekomandimet e veta përcjell idenë se “klasifikimi i grupeve etnike...në nivelin më të lartë, varet nga kushtet dhe konceptet kombëtare dhe asnjë klasifikim ndërkombëtar krahasues nuk rekomandohet”.
#