E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet paga minimale dhe rritet maksimalja

Rrogat

Nga 1 korriku, paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve, shoqërore e shëndetësore, do të jetë jo më pak se 16 820 lekë, ndërsa paga maksimale mujore të jetë 84 100 lekë. Duke iu referuar këtij vendimi paga minimale nga 18 mijë lekë zbret në 16 820 lekë dhe paga maksimale nga 80.600 lekë bëhet 84.100 lekë. Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›