E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtaraku: “Mediu ka qenë në dijeni të parregullsive për Gërdecin”



Laureta Rryçi

Vazhdon beteja gjyqësore mes ushtarakëve dhe civilëve të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit. Në seancën e djeshme, ish-drejtori i Logjistikës në Komandën e Bashkuar, Ylli Dylgjeri, pohoi disa herë që ish-ministri Fatmir Mediu kishte dijeni për parregullsitë në Gërdec. Dylgjeri shpjegoi për gati një orë e gjysmë me detaje se urdhri numër 550 i ish-ministrit kishte mangësi të theksuara ligjore. Mangësi këto që shkelnin kompetenca dhe u jepnin përgjegjësi që nuk u takonin personave brenda radhëve të ushtarakëve. Pas pyetjeve të Ylli Pinarit dhe një prej gjyqtarëve të trupit gjykues, dëshmitari theksoi se kur shprehet për Ministrinë e Mbrojtjes nënkupton ministrin e asaj kohe, i cili dha dhe urdhrin e parë që përcaktoi ngritjen e fabrikës së demontimit në Gërdec. Sipas tij, MEICO kishte marrë përsipër sigurinë në këtë fabrikë dhe për dhjetë muaj me radhë asnjë oficer ushtarak nuk është lejuar në ato ambiente. Vetëm më pas është lëshuar një urdhër i dytë, i cili ka ngarkuar me përgjegjësi ushtarakët, e kryesisht Komandën e Bashkuar, një nga strukturat e reja që u ngritën brenda Forcave të Armatosura me ardhjen në detyrë si ministër i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
Përplasjet
Ylber Dogjani, ish-drejtor i Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë përgjegjës ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për urdhrin numër 550, i cili kërkonte të lëshoheshin me qira ambiente të ish-repartit të tankeve në Gërdec, në funksion të procesit të demontimit të municioneve. Dëshmitari shtoi se i kishte përcjellë një shkresë ankuese Ministrisë për kalimin e kompetencave të këtij urdhri, por sikurse shtoi ai, nuk mori përgjigje. Dëshmitari shtoi se reparti i Gërdecit ishte përgjegjësi për t’u ruajtur nga kompania “MEICO”, por kur i pandehuri Ylli Pinari e pyeti se a ka dokumente kur flet për diçka të tillë, ai iu përgjigj se nuk e mbante mend kush ia kishte dhënë këtë informacion. Ndërsa të pandehurit janë ndarë në dy kampe, ish-ushtarakë dhe nëpunës civilë, një luftë e heshtur duket se po zhvillohet edhe mes vetë të pandehurve kryesorë. Gjatë këtyre seancave është vënë re se të pandehurit në kafaz nuk komunikojnë me njeri-tjetrin dhe qëndrojnë në distancë, ndërsa Ylli Pinari zgjodhi të vijë vetëm pasi mbaroi me deklarimet e tij Dritan Minxolli.

Dëshmia e Ylli Dylgjerit, ish-drejtor i Logjistikës
“Pak ditë pasi kisha marrë detyrën e drejtorit të Logjistikës në Komandën e Forcave të Bashkuara, jam njohur me një urdhër të ministrit të Mbrojtjes. Pikërisht më datë 25 prill të vitit 2007 jam njohur me urdhrin e Komandës së Forcave të Bashkuara. Sipas mendimit tim, kishim të bënim me dhënie me qira të një objekti, si dhe përpilimin e kontratave të ngritjes. Në pikën 5 ishte parashikuar marrja e masave për kontraktorët dhe regjistrimin e hyrje-daljeve. Për mendimin tim, urdhri numër 550 kishte mangësi të theksuara ligjore. Ndërsa drejtorisë që unë drejtoja i ishte lënë përgjegjësia për dhënien e sipërfaqes dhe hartimit të kontratës, për këto dy probleme, Komanda e Forcave të Bashkuara, mbështetur me përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 162, rezultoi se nuk kishte në dispozicion sipërfaqe terreni. Mbështetur në Urdhrin Nr. 709 të vitit 2007 nuk kishte tagrin të hartonte kontrata, por kishte tagrin të propozonte. Po t’i referohemi Urdhrit Nr. 550, ishte në kundërshtim me ligjet e urbanistikës që i takon pushtetit vendor. Nisur nga problemet kemi përgatitur një shkresë ku kemi pasqyruar problemet e urdhrit dhe përgjigje nuk kanë sjellë. Për sipërfaqen 200 metra katrorë nuk kemi bërë kërkesë për dhënien e këtij terreni. Ky propozim ka ardhur nga Ministria e Mbrojtjes. Ndjekja është bërë nga sektori i kazermës, ?????????????????????????zoti Kristaq Arapi. Komanda e Forcës së Bashkuar ka dy kontratat e qirasë, numër 4343/1 dhe 4343/2. Në këto kontrata përcaktohej se kush do ta vinte në dispozicion terrenin dhe këto kontrata ia faturonin dhënien e terrenit brigadës ajrore. Për këtë nuk kanë raportuar. Shkresa e Forcës ishte komunikimi midis gjeneralëve. Në zbatim të urdhrit të ministrit, Forcat e ??????????????????Bashkuara e kishte me SAC. Pas ngjarjes mora vesh që kontrata është firmosur me ‘Albademil’, plotfuqinë që ia kishte dhënë ‘SAC’-i. Shkresa e Forcave të Armatosura ka ardhur më 30 korrik të vitit 2007 në të cilën përmendej se ishin prishur/////////////// të objektet. Më datë 31 tetor të vitit 2007 informon me një procesverbal që gjithçka iu dorëzua MEICO-s konform rregullave. Në Forcën e Bashkuar ka dërguar një akt marrëveshjeje me të cilën nuk jam njohur, por, me sa mora vesh, ndërmarrja ‘MEICO’ ka pasqyruar disa detyrime për Komandën e Forcës së Bashkuar. Nga Urdhri Nr.1208 janë parashikuar municionet e planëzuara nëse kishin dalë nga përdorimi i planëzimit. Gjykoj se është detyra e urdhërdhënësit, pra e ministrit të Mbrojtjes. Për dhënien e municioneve është marrë Shtabi i Përgjithshëm duke analizuar me laboratorin qendror të Forcave të Armatosura. Vartësit e mi më kanë thënë që ruajtja e pronës 126 bëhej nga MEICO. Për ruajtjen e Gërdecit, me sa mbaj mend, më ka vënë në dijeni Kristaq Arapi. Nga drejtoria ime nuk ka informacion që prona 126 ishte dhënë MEICO-s nga Forca e Bashkuar. Për ruajtjen e objekteve nuk ka pasur urdhër, ndërkohë që për ngarkim-shkarkim ka pasur urdhër. Nga Ministria e Mbrojtjes ka ardhur autorizimi për lidhjen e kontratës së qirasë pa bërë kërkesë. Kur them Ministria e Mbrojtjes kam parasysh ministrin e Mbrojtjes, detyrat e të cilit zbatoheshin nga Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Dëshmia dje në proces
Paulin Paluku, ish-ushtarak me detyrë për sistemimin e municioneve të reparteve të Forcave Armatosura

“Unë përgatitja praktikat e urdhrave që përcaktonin sasinë dhe cilësinë e municioneve, të cilat ne ushtarakët i njohim me termin jashtë armatimit. Në këtë kategori përfshiheshin municione, të cilat nuk ishin më pjesë e organikës së reparteve ushtarake në të gjithë vendin. I tillë ka qenë dhe një nga urdhrat e ministrit të Mbrojtjes për të kaluar një sasi të konsiderueshme municioni drejt ish-repartit të Gërdecit. Unë kam bërë sistemimin dhe përcaktimin e municioneve, të cilat, sipas urdhrit, ishin në repartin e Rinasit dhe do të kalonin drejt Gërdecit për demontim. Mbaj mend që fishekët që u përzgjodhën fillimisht për demontim në Gërdec kishin gëzhojë çeliku. Në Gërdec ka kaluar vetëm municioni që nga ne ushtarakët ishte përcaktuar si municion jashtë armatimit”.

Procesi i Bandës së Durrësit tani me dyer të hapura

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dje që seancat që do të vijojnë për bandën e Durrësit do të zhvillohen me dyer të hapura. Pas mbarimit të dëshmisë maratonë të të penduarit Adriatik Coli, tani procesi mund të ndiqet jo vetëm nga përfaqësues të medias, por edhe nga familjarë të të pandehurve në këtë proces. Në seancën e djeshme, disa nga avokatët i kërkuan kolegjit penal kundërshtimin e disa pjesëve të deklarimeve të të penduarit. Sipas tyre, këto deklarime nuk duhet të merren parasysh në momentin kur gjykata do të shprehet me vendim ndaj klientëve të tyre. Ndërsa për seancën e ardhshme u vendos që të zhvillohej të enjten dhe u thirrën si dëshmitarë disa persona që janë në listën e prokurorëve të çështjes.

13 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›