Uzbekët, me 7 debutues ndaj Shqipërisë
Trajneri i Uzbekistanit, Vadim Abramov, ka përzgjedhur vetëm 16 futbollistë për ndeshjen e nesërme ndaj Shqipërisë. Kombëtarja uzbeke ka ardhur dje në Tiranë duke bërë edhe seancën e parë stërvitore në stadiumin "Selman Stërmasi". Për këtë ndeshje, Abramov u ka dhënë një mundësi të rinjve, përderisa ka marrë 7 lojtarë që më parë nuk kanë qenë grumbulluar me përfaqësuesen (Ashurov, Krishelnitski, Taran, Mulladzhanov, Shorakmedov, Imirzakov dhe Novkarov). Ja lista e plotë e Kombëtares së Uzbekistanit - Portierë: Ignati Nesterov (Bunjodkor) dhe Aziz Ashurov (Navbakhor); Mbrojtës: Maksud Karimov, Artiom Filiposjan, Shavkat Salomov (Nasaf), Jaroslav Krishelnitski, Igor Taran (Shirtan), Anzur Ismailov, Viktor Karpenko, Timur Kapadze (Bunjodkor); Mesfushorë: Shavkat Mulladzhanov (Almalik), Akmal Shorakmedov (Andijon), Muzafar Umirzakov (Lokomotiv); Sulmues: Odil Akhmedov, Aleksandr Geinrikh (Pakhtakor) dhe Olim Navkarov (Kizilkum).