VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.455, DATË 18.7.2007, “PËR PAGAT DHE SHTESAT MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PYJOR”, TË NDRYSHUAR
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.455, DATË 18.7.2007, “PËR PAGAT DHE SHTESAT MBI PAGË TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT PYJOR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 7, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës“, të ndryshuar, dhe të ligjin nr. 10 025, datë 27.11.2008 “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I :
1. Lidhja nr.1, “Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e shërbimit pyjor”, që përmendet në pikën 1, të vendimit nr.455, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet e parashikuara për rritjen e pagave, miratuar për vitin 2009.
3. Ngarkohen ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi mbas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 maj 2009.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
27/04/2009