VENDIM PËR SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARE
PËR
SHPALLJE DITË ZIE KOMBËTARENë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpalljen ditën e shtunë, më 8 gusht 2009, ditë zie kombëtare, në nderim të punonjësve të Policisë së Shtetit, të rënë në krye të detyrës në ngjarjen e datës 7 gusht 2009, gjatë përmbushjes së misionit të tyre, për ndalimin e një shtetasi, shumë të kërkuar nga organet e drejtësisë për veprimtarinë e tij kriminale.
2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar të ulet në gjysmë shtizë. Në orën 12.00, në nderim të tyre të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minutë heshtje.
3. Ngarkohet Ministria e Brendshme të organizojë ceremonialin dhe të përballojë shpenzimet për varrimin e të rënëve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/08/2009