Vaksina e gripit të derrit mbërrin në Kosovë
Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga gripi AH1N1 në Kosovë është 68. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga 14 rastet e fundit të konfirmuara me AH1N1, dy janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Qeveria e Turqisë ka ndarë një donacion prej 5 mijë dozash të vaksinës së gripit të derrit për Kosovën. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, është informuar përmes ambasadorit të Turqisë në Prishtinë, se ministri turk i Shëndetësisë, Rexhep Agdag, pas një lutje të ministrit kosovar, ka vendosur të dhurojë këtë stok vaksinash për popullatën kosovare.