E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valixhja e harruar alarmon policinë në Rinas

Aeroporti i Rinasit është përfshirë nga paniku gjatë pasdites së djeshme, për shkak të një valixheje të harruar në terminal. Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën ku ndodhej valixhja, por duke i kryer veprimet në mënyrë që të mos përhapet panik tek udhëtarët. Për disa minuta, efektivët e policisë kanë kërkuar pronarin e valixhes, por askush nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre. Rreth orës 17:45, një qen kufiri është afruar pranë valixhes së harruar dhe pasi ka nuhatur, nuk ka shfaqur asnjë shenjë rreziku. Më pas efektivët e policisë kanë marrë valixhen e harruar dhe e kanë vendosur në një vend të sigurt, ku e kanë kontrolluar me imtësi përmbajtjen e saj, e cila më pas rezultoi se nuk kishte asnjë element të rrezikshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›