E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas s’është gati për Interin

Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka përjashtuar mundësinë e angazhimit të Andre Villas-Boasit në postin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

Strategu aktual i Nerazzurrëve, Claudio Ranieri spekulohet se do të largohet nga detyra në fund të këtij sezoni pas rezultateve dëshpëruese të ekipit. Kurse, i shkarkuari nga Chelsea, Villas-Boas, është përmendur si opsion për pankinën e Interit.

Por, Moratti ka deklaruar se: “Villas-Boas nuk është ende i gatshëm për Interin”, duke mohuar mundësinë e emërimit të portugezit në drejtim të gjigantit milanez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›