E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Berisha i kapur nga Rama

 

LSI reagoi ndaj deklaratës së mbajtur nga kryeministri aktual, Berisha. Në një deklaratë të tij, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili u shpreh se Berisha gënjen kur thotë, se PD në kohën që ka qenë në opozitë, ka pasur periudha që nuk ka pasur përfaqësues në Komision. Vasili tha se “e vërteta është se PD gjithmonë ka pasur komisionerë”. Sipas tij, ky Kod Zgjedhor është monopol i PD dhe PS, ai nuk është gjithëpërfshirës. “Ky Kod i vjedhjeve dhe jo i zgjedhjeve, është prodhim i regjimit autokratik konsensual. Shpreh habinë se si ka mundësi që Berisha gjithnjë shmanget nga përgjegjësia që i takon të marrë përsipër, në mënyrë që të mos ndodhë shkatërrimi i zgjedhjeve në këtë vend. Berisha është më mirë të flasë qartë dhe të mos bëjë deklarata i shtrënguar nga Rama”, deklaroi Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›