E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kol Idromeno", me një tjetër pamje

Falë një fondi prej 45 milion lekësh dhënë nga MTKRS qytetarët shkodranë, por edhe vizitorët e huaj do të mund të shëtisin në këmbë në zonën muzeale, që ndodhet në rrugën "Kol Idromeno" në qytetin e Shkodrës. Kjo u bë e mundur falë përfundimit të punimeve për rikonstruksion e saj. Kërkesa për ta shndërruar këtë rrugë vetëm për këmbësorët ekzistonte prej shumë kohësh, pasi duke qenë e ndërtuar me një stil Venecian në anët saj gjenden ndërtesa shumë të hershme, dhe për këtë qëllim ajo vizitohej vazhdimisht nga turistët vendas dhe sidomos ato të huaj. Burime nga drejtoria e Degës së Monumenteve të Kulturës në Shkodër bëjnë të ditur se punimet e nisura në fund të vitit të kaluar, kanë përfunduar dhe qytetarët shkodranë po shijojnë ambientet me elementë të shumtë dekorativë, si gjelbërimi, ndriçimi si dhe elementë të tjerë, që janë në funksion të një rruge me të vërtetë shumë tërheqëse. Në këtë aks rrugor specialistët e firmës "TPLAN", që punuan prej ditësh kanë përfunduar gjithçka, ku pas prishjes së infrastrukturës të mëparshme e kanë zëvendësuar atë tërësisht me të re dhe me stilin e projektit të hartuar nga arkitektët. Rruga është projektuar nga piktori, arkitekti, i njohur Kol Idromeno, nga i cili ka marrë edhe emrin. Në të dy anët e rrugës gjenden banesa dy tre katëshe të stilit Venecian, që datojnë 100 vjet më parë. Në rrugën "Kol Idromeno" krahas banesave private, ku kanë jetuar familjet më të vjetra shkodrane, gjenden edhe disa nga bizneset e hershme të qytetit verior.

Email This Klikime: 2

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›