E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Të hartohet karta e të drejtave të pacientit



Ministria e Shëndetësisë së shpejti do të ketë gati bazën ligjore me të cilën do t’u njihen të drejtat pacientëve. Karta e Pacientit mungon prej vitesh në vendin tonë, ndërsa diskutimet që janë bërë mes krerëve të shëndetësisë për këtë çështje kanë qenë vetëm në rangun e takimeve. Kreu i Shëndetësisë Petrit Vasili, ka kërkuar që hartimi i kartës shqiptare të të drejtave të pacientit të ketë bazë ligjore, pasi vetëm kështu, do të njihen të drejtat e tij. Në të kundërt ajo do të jetë një dokument në letër. “Një hap i ri që hedhim është ku do ta vendosim këtë kartë, në raport me raportin e të drejtave që lidhen në radhë të parë me atë që quhet rregullim juridik. E kaluar, e miratuar si të tjerat, nuk jam optimist. Po si dhamë këtë fuqi kësaj karte mbetemi deklarativ. Karta ka elemente deklarative, por dhe shumë të drejta. Të drejtat duhen garantuar, duhet të jetë një kartë që të ofrojë garanci”,- u shpreh Petrit Vasili. Në vendet e komunitetit evropian, si dhe shumica e shteteve fqinje kanë miratuar me kohë me ligj, kartën e të drejtave të pacientit, për fëmijët dhe të rriturit. Në vendin tonë, shpesh janë marrë iniciativa për ta pasur një dokument të tillë, por këto iniciativa kanë qenë thjesht në nivelin e fushatave promovuese të të drejtave të pacientëve. Diskutimet u bënë gjatë një takimi me mjekë dhe përfaqësues të shoqatave të pacientëve.

Gripi i derrit, 96 të prekur në të gjithë vendin

Numri i të prekurve në vendin tonë me virusin AH1N1 shkon ne 96 persona. Shifra është dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, sipas të cilit në fundjavë ka pasur 20 raste të reja. Pacientët janë trajtuar në spital, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre ndodhet në sanatorium. Pipero bën apel se nuk ka vend për panik dhe nuk është e nevojshme mbyllja e shkollave. Nga ana tjetër një 30-vjeçar nga Durrësi ka paraqitur shqetësime të rrugëve respiratore dhe menjëherë pas komplikacioneve ai është transportuar në spitalin universitar në Tiranë. Aktualisht gjendja e tij paraqitet e rënduar, por pacienti ndodhet nën vëzhgimin e mjekëve.

17 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›