Vasili thellon korrupsionin në spitale, shpërndan receta në vend të ilaçeve
Ministria e Shëndetësisë duket se nuk bën asgjë tjetër përveç lëshimit nga një urdhër të ri për spitalet në çdo fillim jave. Urdhri më i fundit dhe tepër indinjues për mbarë pacientët Shqiptarë duket se është ai i deklaruar ditën e djeshme nga vetë kreu i Shëndetësisë Vasili në lidhje me shpërndarjen e blerjen e ilaçeve të cilat nuk do të blihen më nga pacientët jashtë spitalit
por këta të fundit kanë të drejtë vetëm ti marrin ato në spital. Vetëm në rastet imediate pacientët mund ti blejnë ilaçet por gjithmonë me firmën e shefit të pavijonit. Urdhri i ri i cili ka hyrë në fuqi ditën e djeshme penalizon të gjithë mjekët që do të japin receta për blerjen e medikamenteve jashtë spitalit dhe nëse ndodh e kundërta për stafin mjekësor do të ketë penalizime nga puna. Në lidhje me urdhrin e Vasilit nga vëzhgimet e kryera në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza vihet re në spital mungojnë ilaçet në pothuajse të gjithë pavijonet. Janë mbi 300 barna të cilat jepen ne spitale për pacientet, dhe që do të vazhdojnë të jepen për ata vetëm me një recetë të firmosur, nga shefat e shërbimeve. Pacientet, sipas kreut te Shendetesise Petrit Vasili, do ti gjejnë barnat në spital dhe nuk do të drejtohen me në farmaci jashtë tyre. Kjo gjë do të zbatohet që nga dita e martë, pas një urdhri të firmosur nga ministri i Shëndetësisë. Në lidhje me këtë vetë kreu i Shëndetësisë ka pranuar se janë konstatuar edhe abuzime me dhënien e recetave mjekësore. "Në jo pak raste ka një abuzim në sugjerimin e barnave për tu blerë ne rrjetin e hapur farmaceutik, shpesh herë të panevojshëm e shpesh herë për qëllime klientelizmi të vogël ka deklaruar Vasili ditën e djeshme. Sipas tij kërkohet blerja e një bari jashtë spitalit. Kjo nuk mund të bëhet nga një mjek i vetëm, i cili sugjeron blerjen e barit jashtë, po kjo do ti nënshtrohet gjithmonë miratimit të shefave të shërbimit. Në rast se shefat nuk do të firmosin, apo do të konstatohen receta pa firmën e tyre, Vasili premton masa administrative, deri në largim nga puna. Ky urdhër vjen pas një sërë ankesash nga ana e qytetareve, të cilët në jo pak raste, detyrohen të blejnë barna jashtë spitalit.Urdhri i fundit, Për lëshimin e recetave kur sugjerohen medikamente që nuk janë pjesë e listës së barnave të aprovuara për përdorim spitalor Mbështetur në pikën 4, të nenin 102, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 10107, datë 30.03.2009 Për Kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, me qëllim mjekimin sa më bashkëkohor tek të sëmurët të shtruar në spital në njëfarë mënyrë sjell edhe konfuzitet tek vetë pacientët pasi sipas tyre në shumicën e rasteve janë vetë mjekët dhe infermieret që ju pohojnë se mungojnë një pjesë e madhe e medikamenteve në spitale. Në raste të domosdoshme të sugjerimit për blerje të medikamenteve që nuk janë pjesë e listës së barnave të aprovuara për përdorim spitalor, për personat e shtruar në spital, ndalohet lëshimi i recetës për të blerë medikamente në rrjetin e hapur farmaceutik, pa firmën e shefit të shërbimit. Receta për blerjen e medikamenteve jashtë listës së barnave të aprovuar për përdorim spitalor, do të lëshohet vetëm për raste që kanë indikacion absolut për mjekimin e pacientit. Receta do të lëshohet duke përshkruar principin aktiv të medikamentit. Për personelit mjekësor, ndalohet orientimi drejt farmacive të selektuara për blerje të medikamenteve. Ngarkohen Drejtoritë e Spitaleve dhe Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, për kontrollin e zbatimit të këtij urdhri. Për mos zbatim të urdhrit, do të ndërmerren masa administrative, deri në largim nga puna.
Arta AGOLLI
Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 19:11