Vatër krizash
Ylber LILI
Do të ishte gabim nëse mendohet se Maqedonia hyn në krizë për shkak të një faktori të caktuar, sepse ajo është vazhdimisht në krizë. E them këtë, jo se kam ndonjë mllef ndaj këtij shteti, por nga hulumtimet e përditshme empirike dhe teorike të zhvillimeve politike. Në këtë kuadër kriza e vazhdueshme është pasojë e ndërtimit të shtetit mbi premisa të gabueshme. Premisa e parë është e lidhur ngushtë me përcaktimin maqedonas, që identitetin kombëtar ta ndërtojë mbi supozime shkencërisht të gabuara. Politika maqedonase mëton të trashëgojë famën e Maqedonisë antike, por edhe zulmën e Mesjetës sllave.
Me një simpozium, ata mendojnë se bota do të bindet se Leka i Madh, të cilin ata vazhdimisht e quajnë “Aleksandër Makedonski”, paska të njëjtën prejardhje me maqedonasit e sotëm. Padyshim se ky është një gabim i rëndë metodologjik, ngaqë konceptet e të sotmes projektohen me arrogancë kuazi shkencore për të kaluarën, pra bëhet një inxhiniering historik. Gabimi i dytë që e mban gjallë krizën në Maqedoni ka të bëjë me konceptin e shtetit që nuk përputhet me karakterin multietnik, apo thënë më qartë binacional të shoqërisë. Edhe pse Marrëveshja e Ohrit ofronte një kornizë të re, ku mund të korrigjoheshin disa gabime institucionet maqedonase vazhdojnë ta shpërfillin këtë kontratë të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët si dhe realitetin e hidhur: 1/3 e popullsisë janë shqiptarë, kombëtarisht të pjekur, të paasimilueshëm dhe të shëndetshëm nga pikëpamja demografike. Pa i zgjidhur në mënyrë të drejtë këto dy çështje, Maqedonia nuk do të dalë nga zona e krizës endemike. Ajo me kohë është shndërruar në vatër krizash.
Maqedonasit, të infektuar nga një nacionalizëm kafshues që vazhdimisht ripërtërihet, pa marrë parasysh kontekstin historik dhe ideologjik kanë ndërtuar një mendësi që i trajton shqiptarët si kategori jo luajale ndaj shtetit. Kjo mendësi ka modalitete të ndryshme, duke filluar nga institucionet e shtetit dhe deri tek individi i pakënaqur nga rrjedhat shoqërore, ekonomike, kulturore, nacionale, i cili me automatizëm ia mvesh fajësinë shqiptarëve. Ky mllef nacionalist shndërrohet në frustracion, ndërton fole krizash dhe nuk është në gjendje ta eliminojë objektin, shkakun e shqetësimit të tij. Prandaj ky nacionalizëm irracional, frustrativ ka nevojë për aleatë. Këtë aleancë ata e gjejnë më së miri te serbët, të cilët po ashtu kanë telashe të ngjashme me shqiptarët vitalë.
Gati një shekull kjo aleancë e dy nacionalizmave që nuk arrijnë ta mposhtin realitetin shqiptar gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe veprojnë me të njëjtat metoda. Serbët që kanë një traditë më të gjatë shtetërore në këtë allishverish tregohen më dinakë: e kanë përdorur Maqedoninë si zonë eksperimentale të metodave për ta eliminuar shqetësimin shqiptar, që tashmë është shndërruar në makth.
Në kontekstin e ri demokratik, në fazën e re historike kur këta dy popuj e shohin interesin në integrimin në Unionin Evropian, problemi shqiptar bëhet edhe më shqetësues, saqë rezulton me një qëndrim euro-skeptik që sa vjen dhe rritet. Strategët e nacionalizmit anakronik serbo-maqedonas janë të vetëdijshëm se në kontekstin evropian këto atavizma nuk mund të kenë sukses.
Sot, Serbia luan me kartën ruse, ndërkaq qeveria aktuale maqedonase manifeston një kokëfortësi fëmijërore, madje edhe bëhen përpjekje për ndjekje të kursit politik serb. Megjithatë realitetet e reja bëjnë të vetën: Maqedonia nuk kishte forcë ta refuzojë kërkesën e faktorit perëndimor për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që në fakt ishte testim i qëllimeve strategjike të Maqedonisë. Ajo u vu në sprovë që të zgjidhte mes dy alternativash: boshtin serbo-rus apo Evropën. Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, si çdo fëmijë inatçor nga frika e zgjati përgjigjen pro njohjes së pavarësisë deri në momentin e skadimit të afatit.
Tashmë mllefin e tij e ka orientuar kundër arritjes së kompromisit me Greqinë. Dyshoj se inatin do të çojë deri në fund.