E Diel, 1 Nëntor 2026

Vatnikaj denoncon në polici avokatin e rremë

Një person që hiqej si avokat ka përfunduar në prokurori, pasi do të ndiqet penalisht për mashtrim. Ai është denoncuar nga ish-drejtori i Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Tunxh Vatnikaj, pasi dyshohet se ka mashtruar disa persona se do u zgjidhte problemet me pronat. Sipas policisë kryeqytetase, nga seksioni i antikrimit ekonomik u dërguan materialet në prokurori për veprën penale të "mashtrimit", në ngarkim të shtetasit Genci Çeli, 42 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, aktualisht me banim në Veletri të Romës në Itali. Sipas policisë, ndaj tij ka bërë kallëzim Tunxh Vatnikaj, 41 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në rrugën "Siri Kodra", ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Vatnikaj ka deklaruar se 42-vjeçari ka mashtruar persona të ndryshëm, duke u hequr si avokat dhe duke u premtuar se do t‘u zgjidhte problemet që ata kishin me pronat e tyre, pranë kësaj agjencie.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›